Policët e Fakultetit të Sigurisë, mesazhe ndërgjegjësuese për krimet e urrejtjes ndaj LGBTI

Untitled

Incidentet homofobike dhe transfobike shpesh nuk raportohen për shkak të frikës së daljes hapur, poshtërimit ose keqtrajtimit nga policia. Mos raportimi i dhunës së motivuar nga urrejtja ndaj pesonave LGBTI, bën që shumë prej këtyre krimeve të jenë të padukshme në të dhënat kombëtare, duke kufizuar aftësinë për të pasur politikat e duhura parandaluese.

Për të kontribuar në vlerësimin në mënyrë efektive të prevalencës së këtij lloj incidenti, Këshilli i Evropës dhe organizatat LGBTI, kanë trajnuar për një periudhe 2 mujore, nënpunësit e policisë në identifikimin, adresimin dhe hetimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI.  Më shumë se 150 policë nga e gjithë Shqipëria janë bërë pjesë e trajnimeve për “Policimin e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI”. Udhëzuesi për krimet e urrejtjes me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor është bërë edhe pjesë e kurrikulave mësimore të Fakultetit të Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë si pjesë e programit bachelor.

Disa nga policët e Fakultetit të Sigurisë që janë bërë pjesë e trajnimeve, kanë ndarë mesazhe ndërgjegjësuese për kolegët dhe shoqërinë për krimet e urrejtjes për shkak të SOGI.

Iniciativa u përmbyll me një konferencë rajonale dy-ditore duke ndarë me vende të rajonit format e suksesshme investiguese dhe parandaluese të krimeve të urrejtjes ndaj LGBTI. Aktiviteti mblodhi së bashku ekspertizën e Këshillit të Evropës, Organizatave të tjera Ndërkombëtare si FRA, OSCE-ODHIR, organizatave lokale dhe institucioneve shqiptare që tashmë po punojnë për këtë çështje.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest