Ligjvënësit në Vermont nënshkruajnë ligjin për tualetet neutrale duke i dhënë administratës së Trump një mësim të mirë

An all gender rest room sign next to a wooden bathroom door; black icons on white backgroundAn all gender rest room sign next to a wooden bathroom door; black icons on white background

Një projekt-ligj që kërkon që të gjitha banjot publike të përbashkëta të shënohen si neutrale ndaj gjinisë, është nënshkruar në Vermont. Ligjbërësit dhe aktivistët e shtetit shpresojnë se ligji i ri do të dërgojë një “mesazh të fuqishëm” për pjesën tjetër të kombit.

“Dy vjet më parë, kur isha duke kandiduar për guvernator, më pyetën në një debat nëse do të mbështesja tualetet neutrale në vendet publike apo jo,” tha governatori Phil Scott ndërsa nënshkroi legjislacionin. “U përgjigja me një fjalë, një po të thjeshtë. Sepse për mua ishte kaq e thjeshtë … Dhe tani dy vjet më vonë jam i nderuar që mund ta nënshkruaj këtë legjislacion sot “.

Scott vazhdoi të thoshte se ai besonte se ligji, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik, është “veçanërisht i rëndësishme për fëmijët në shkollë të cilët përballen me ankth dhe bullizëm mbi diçka aq të thjeshtë sa përdorimi i banjos”.

Ligji urdhëron që të gjitha banjat me përdorim të vetëm në ndërtesat publike dhe vendet e akomodimit publik, si shkollat, restorantet dhe vendet e punës, të “identifikohen si pa gjini”.

Për njerëzit trans dhe individët jo-konformë gjinorë, ligji siguron strehim të sigurt publik. Gjithashtu ky ligj i dërgon një mesazh të theksuar  administratës së Trump duke marrë parasysh se ajo ka vendosur që studentët transgjinorë të përdorin banjën e shkollave që korrespondojnë me identitetin e tyre gjinor të caktuar në lindje. Menjëherë më pas, disa shtete kanë tentuar që të kalojnë ligjin që do ta bëntë të paligjshme që njerëzit të përdorin banjot që nuk korrespondojnë me seksin që u është caktuar atyre në lindje.

Shumë shtete po kalojnë ligjin e banjove i cili është  tërësisht diskriminues për individët LGBTQIA dhe duke i detyruar nxënësit të përdorin banjën që korrespondon me gjininë e tyre në lindje, jo identitetin e tyre të zgjedhur gjinor, ndaj projektligji në Vermont duket se po përpiqet t’u japë një shembull shteteve të tjera si dhe një rrugëzgjidhje ideale për të respektuar të drejtat e të gjithëve./M.B

Burimi: HuffPost

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest