Konferenca rajonale “Greasing the wheels of the criminal justice system”

20180516_122827

Në kuadrin e Facilitetit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Bashkimi Evropian / KiE “Parandalimi dhe luftimi i diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Shqipëri” u zhvillua  konferenca rajonale 2-ditore “Greasing the wheels of the criminal justice system”(Vajosja e rrotave të sistemit të drejtësisë penale).

Kjo konferencë mblodhi së bashku ekspertizën e Këshillit të Evropës, Organizatave të tjera Ndërkombëtare si FRA, OSCE-ODHIR, organizatave lokale dhe institucioneve shqiptare që tashmë po punojnë për këtë çështje. Pjesëmarrësit ishin nga shoqëria civile dhe përfaqësues të qeverisë nga Shqipëria, Britania e Madhe, Franca, Portugalia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Rumania.

Në fjalën hapëse, Claus Neukirch, Drejtor i Këshillit Evropian në Tiranë, tha: “Shqipëria ka bërë shumë progres në pak kohë, por dhuna në forma të ndryshme ekziston. Ligjet janë, por nëse nuk implementohen, atëherë do të thotë që ne nuk po i luftojmë krimet e urrejtjes. Nëse nuk do të dimë si ti trajtojmë këto raste në mënyrë profesionale, atëherë nuk do të ketë denoncime. Nëse nuk ka denoncime, atëherë nuk mund ta masim këtë fenomen”.

Peter Rigby, anëtar i Shoqatës Evropiane të Policisë LGBT tha se ai vetë është polic dhe gej dhe se nuk ka asnjë problem dhe asnjë konflikt midis këtyre dy gjërave. Përveç të tjerash z. Rigby tha se kishte takuar persona shumë të shkolluar midis organizatave të shoqërisë civile dhe oficerëve të policisë me të cilët kishte punuar dhe trajnuar në Shqipëri të cilët së bashku mund të sillnin ndryshimin e nevojshëm në qeverisje dhe në politika.

Znj. Merita Xhafaj, Drejtoreshë e përgjithshme e MSHMS u shpreh se qeveria shqiptare është e ndërgjegjëshme se progresi arrihet vetëm me bashkëpunimin dhe i shërben interesit të përgjithshëm, ajo është angazhuar totalisht në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit.

“Komuniteti LGBTI në Shqipëri është një pjesë e rëndësishmë e shoqërisë shqiptare, ata punojnë si çdo shqiptar dhe ndërtojnë një shoqëri që respekton të drejtat e çdo individi dhe që I jep mundësinë të gjithëve të avancojnë së bashku” – u shpreh znj. Xhafaj.

Pas përgatitjes së një udhëzuesi të ri mbi “Policimin e krimeve të urrejtjes kundër personave LGBTI: Trajnim për një përgjigje Profesionale Policore”, mbi 150 policë nga e gjithë Shqipëria janë aftësuar gjatë një periudhe 2 mujore, në identifikimin dhe adresimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI.

Manuali Sogi është projektuar për trajnues të policisë, hetues, oficerë të krimeve të urrejtjes dhe oficerë terreni që punojnë në vendet e Këshillit të Evropës. Ai bazohet në standardet e Këshillit të Evropës dhe qëllimi i tij është të japë asistencë, informacion dhe mjete të përshtatshme për zhvillimin e trajnimeve mbi krimet e urrejtjes ndaj personave LGBTI, të ndihmojë në përmirësimin e njohurive të oficerëve të zbatimit të ligjit mbi krimin e urrejtjes kundër personave LGBTI dhe të forcojë kapacitetin dhe aftësitë praktike për të hetuar krime të tilla. Manuali është shkruar nga Joanna Perry dhe Paul Franey (për EGPA –  Shoqata Evropiane e Policisë LGBT).

Si përfundim u arrit në këto konkluzione:

  • Dhuna anti- LGBT duhet të njihet si një fenomen i zgjeruar dhe të adresohet nëpërmjet metodave të ndryshme, jo vetëm si krim urrejtje, jo vetëm si ndryshime në drejtësi dhe politika, jo vetëm në raportim, dokumentim dhe trajtimin e rasteve.
  • Organizatat LGBT të shoqërisë civile dhe komunitetet LGBT së bashku me institucionet policore dhe të drejtësisë, janë ccelësi për fillimin dhe shtysën për të arritur ndryshime. Nëse ata nuk marrin pjesë në reforma, ndryshimet(nëse do të ndodhin), nuk do të kenë qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe thellësi.
  • Kështu, kur institucionet kuptojnë vlerwn e komunitetit LGBT, reformat janë më të lehta për tu arritur dhe më shumë produktive./A.A.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest