Eventet në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë

gay_pride_tirana5_0

Muaji Maj do të shënojë dhjetëra aktivitete në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), rritjes së ndërgjegjësimit ndaj diskriminimit të komunitetit LGBTI dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. IDAHOT përmbledh serinë e aktiviteteve për përkrahjen e hapur të kauzës dhe personave LGBTI ku prej disa vitesh edhe Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka organizuar aktivitete të tilla.

Këtë vit organizatat LGBTI me mbështetjen e organizatave partnere dhe institucioneve ndërkombëtare, do të mbulojnë një gamë të madhe problematikash me aktivitetet e tyre. Aktivitetet më poshtë do të zhvillohen gjatë periudhës 11 – 25 Maj dhe janë jo vetëm ndërgjegjësuese por gjithashtu ftojnë publikun e gjerë të bëhen pjesë e aleatëve LGBTI për trajtim të barabartë të qytetarëve shqiptarë.

  • Civil Rights Defenders do të presë në 12 maj aktivistët e rajonit që do të bashkohen në Tirana Gay (P)Ride 7. Forumi Rajonal i Aktivistëve do të mbahet në Destil Hostel.
  • Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të organizojnë për të shtatin vit rresht Tirana Gay (P)Ride. Parada me biçikleta kundër homofobisë dhe transfobisë do të zhvillohet më 13 Maj, ora 11:00. Këtë vit mesazhet që shpërndahen lidhen me dashurinë dhe pranimin e vetes duke përorur hashtagët #Kurajomedashuru #Krenarmeqenvetja. Si çdo vit, nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, do të vazhdohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek Bulevardi “Zogu i Parë”. Pas paradës, tek sheshi “Skëndërbej” do të vazhdojë koncerti me këngëtarë të njohur.
  • Në 14 maj, flamuri ylber do të ngrihet tek Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Pink Embassy në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
  • Në 15 maj Pink Embassy dhe Këshilli i Evropës do të organizojnë ekspozitën fotografike “Të jesh Trans në Shqipëri.
  • Në datat 15-16 Maj, Këshili i Evropës dhe organizatat locale LGBTI do të sjellin në Tiranë Konferencën Rajonale të Policisë “Greasing the ëheels of the criminal justice system” një aktivitet për të ndarë eksperiencat e mira ndërmjet shteteve.
  • Për të katërtin vit rresht, Streha LGBT ju fton në mbrëmjen e bamirësisë “Love is ALL” në datë 17 maj ora 19:30 tek Hotel Plaza. Të ardhurat e mbledhura nga kjo mbrëmje bamirësie përdoren për fuqizimin e të rinjve LGBTI nëpërmjet kurseve profesionale dhe shërbimeve të tjera. Gjatë galasë së bamirësisë do të ndahen edhe çmimet “Aleati i Vitit” nga Aleanca LGBT dhe Pro LGBT.
  • Një ndër aktivitetet më interesantë të këtij viti quhet “Dollapet”. Aleanca LGBT ju fton në një instalacion arti tek LibrAria – Liqeni Artificial në 18 maj për t’u njohur me histori personale të personave nga komuniteti LGBTI.
  • Civil Rights Defenders në bashkëpunim me Aleanca LGBT dhe Pro LGBT do të mbledhë në 18 maj organizata të shoqëricë civile në seminarin me temë “Aksesi në Shëndetësi – mbrojtja nga dikriminimi”.
  • Java e aktiviteteve të IDAHOT do të mbyllet me një aktivitet të rinjsh në Ëikipedia. Në 19 maj, Wikimedians of Albanian Language dhe ProLGBT do të organizojnë edit-a-thonin “Çështjet LGBTI në Wikipedian shqiptare” tek Innovation Hub Tirana.
  • Në 25 maj Pink Embassy në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do të prezantojnë studimin “Perceptimet e mësuesve për adoleshentët LGBTI në Shkolla”.

Harta e aktiviteteve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest