Fushatë ndërgjegjësuese: Të njohim termat dhe të drejtat LGBTI

Untitled

Sipas një studimi të Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI), një nga arsyet kryesore të paragjykimeve ndaj personave LGBTI ështe mungesa e informacionit.

Më shumë se 1000 intervistime “ballëpërballë” në Shqipëri, kanë nxjerrë se edhe në njohjen e akronimit LGBTI (lezbike, gej, biseksual, trangjinor, interseks) ka mangësi. Shqiptarët kanë më tepër informacion për përsonat gej dhe lesbike, por kanë shumë më pak informacion për grupet biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë. Vetëm 8% e të anketuarve në vendin tonë, i janë përgjigjur plotësisht saktë pyetjes.

Ne besojmë se sheshimi i barrierave të informacionit dhe njohja e njeri-tjetrit janë thelbësore për një bashkëjetesë ku respektohen të drejtat e të gjithë anëtërëve të shoqërisë. Për këtë qëllim, një seri videosh informuese që do të publikohen në dy javët në vazhdim në rrjetet sociale, do të shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe informuar si publikun e gjerë ashtu edhe vetë komunitetin LGBTI mbi koncepte, përkufizime e terma.

Videoja e parë që do të nis fushatën ndërgjegjësuese, është Orientimi Seksual VS Identiteti Gjinor. Dy terma që shumë shpesh ngatërrohen ose nuk përdoren siç duhet. Orientimi seksual ka të bëjë me “ndaj kujt unë kam tërheqje” e ndërsa identiteti gjinor ka të bëjë me “kush jam dhe si ndihem unë”, për më shumë flet video më poshtë.

Të tjera video në vazhdim do t’i përgjigjen një sërë pyetjesh si:

  • Si t’iu drejtohemi siç duhet personave transgjinor, transseksual dhe transvestit?
  • Përse përdoret shkronja “I” në akronimin LGBTI?

Veç temave specifike për komunitetin LGBTI, videot do të shpjegojnë dhe koncepte që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë themelore të çdo njeriu, siç është Aleat LGBTI dhe pranimi dhe trajtimi i barabartë i nxënësve përmes edukimit gjithëpërfshirës.

Kjo fushatë po realizohet nga Pro LGBT në kuadër të një iniciative të përbashkët ndërgjegjësuese e mbështetur nga CoE/Eu Asisstance, videot janë pjesë e projektit “Preventing and combating discrimination on grounds of sexual orientation and gender identity in Albania”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest