Dita e punëtorëve; 42 minatorë të vdekur në 5 vite

opolitike

Dita e punëtorëve kujtohet në shumë vende të botës në 1 maj, për lëvizjet sindikaliste dhe për kushtet ekonomiko-sociale të punëtorëve. Më saktësisht, i referohet protestave të punëtorëve në vitet 80’ në SHBA që synonin një të drejtë të madhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë.

Edhe në Shqipëri 1 Maji kujtohet si dita e punëtorëve. Organizata Politike ka zgjedhur të protestojë sot për të drejtat e minatorëve. Përpara Ministrisë së Energjitikës, një grup aktivistësh kanë vendosur 42 helmeta minatorësh për të përkujtuar numrin e punëtorëve të vrarë në galeritë e minierave në Shqipëri.

“Minierat e Shqipërisë janë kthyer në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk kushton as sa një palë çizme. Të zhytur në varfëri dhe pa perspektivë, minatorët nuk kanë alternativë tjetër përveçse të pranojnë kushte gjithnjë e më të rrezikshme pune. Shteti, nga ana tjetër, ua ka dhënë minierat dhe pasuritë e nëntokës oligarkëve dhe kriminelëve, që përthajnë nëntokën e Shqipërisë dhe jetën e minatorëve.

Sot jemi mbledhur para Ministrisë së Energjitikës, si ministria përgjegjëse për minierat, për të protestuar e për të kërkuar llogari për këtë situatë katastrofike për minatorët dhe gjithë punëtorët”, janë shprehur aktivistët në një deklaratë në faqen e Facebook.

opolitike
Foto: Organizata Politike, Facebook

Marrëdhënia midis punëdhënësit dhe punëmarrësit në Shqipëri rregullohet me anë të Kodit të Punës. Sipas të cilit çdo punonjës ka të drejtë ta zgjedh vetë dhe të trajtohet me respekt, dinjitet e të mos diskriminohet në vendin e punës; çdo punëdhënës duhet të sigurojë kushtet e duhura për sigurinë në punë; të mos lejojë punësimin nën moshën e vendosur me ligj; të zbatojë pagën minimale dhe gjithë kushtet e vendosura në Kodin e Punës. /m.g/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest