Aleatët e Vitit 2017 për mbrojtjen e të drejtave LGBTI

Aleat

“Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT” dhe “Pro LGBT”, në kudër të javës Kundër Homofobisë dhe Transforibsë do të organizojnë ceremoninë “Aleati i Vitit”. Për të gjashtin vit rresht, dy organizatat vlerësojnë personazhe apo nisma që kanë mbështetur lëvizjen për mbrojtjen e të drejtave LGBTI, secili/a sipas fushës ku punon.

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT këtë vit kanë kënaqësinë që të falenderojnë:

  • Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Bashkia Tiranë për mbështetjen që ka dhënë gjatë këtij viti për realizimin e fushatës kundër bullizmit në shkolla
  • Deona Çano, psikologe në qytetin e Vlorës, për mbështetjen që i ka dhënë gjatë punës së saj si psikologe shkollore pjesëtarëve të komunitetit LGBT
  • Semi Jaupaj, këngëtare, për mbështetjen morale si dhe artistike për sa i përket dashurisë brenda të njëjtës gjini. Jaupaj ishte një nga pjesëmarrëset e videoklipit “All for Love & Love for All” realizuar në kuadër të mbrëmjes së bamirësisë “Përqafo Diversitetin, Mbështet Progresin”
  • Marsela Çibukaj, këngëtare, për mbështetjen e sinqertë edhe ajo pjesëmarrëse në realizimin e këngës “All for Love & Love for All”, ku jepet mesazhi se dashuria është për të gjithë.
  • Kamela Islamaj, këngëtare, për mbështetjen e sinqertë që ka dhënë ndaj komunitetit LGBTI përmes artit të saj.
  • Manjola Hasa, gazetare, për përcjelljen me korrektësi, dinjitet dhe vërtetësi të lajmeve në lidhje me kauzën LGBTI.
  • Senatorët e Shkollës “Petro Nini Luarasi” për guximin dhe mbështetjen e tyre në informimin e të rinjve të shkollës “PetroNiniLuarasi” mbi bullizmin në shkolla.
  • Etleva Sheshi, përgjegjëse për çështjet e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit LGBTI.
  • Edlira Teferiçi – Specialiste e diversitetit pranë Policisë së Shtetit, për punën e vazhdueshme që bën për të informuar efektivët e policisë në lidhje me cështjet LGBTI dhe mbështetjen që i ka dhënë organizatave LGBTI.
  • Organizata TLAS, një organizatë që ofron ndihmë ligjore falas, për ndihmën që ka dhënë për pjesëtarë të komunitetit LGBTI.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet gjatë mbërmjes së bamirësisë “Love is All” në 17 Maj ora 19:30,  event bamirësie i organizuar nga qendra “Streha” e cila ndihmon të rinjtë LGBTI të pastrehë në rrezik përmes strehimit dhe ri-integrimit në shoqëri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest