Shtetet më të mira evropiane për komunitetin LGBT

lgbtq-map-2
Foto: Expert Market

Malta nuk njihet vetëm për vijën e bukur bregdetare, por nga një studim i fundit i zhvilluar prej Expert Market nxorri në pah se është shteti më miqësor në Evropë për të drejtat LGBT. Studimi kishte në fokus ekzaminimin e 26 shteteve të ndryshme dhe përqasja e tyre ndaj këtij komuniteti.

Kërkimi dhe studimi u bazua në shumë aspekte duke nisur që prej të drejtës së punësimit, kostos së qirasë dhe nivelit të krimeve të urrejtjes. Nga këto aspekte të ndryshme ato mund të nxjerrin në pah pikët për secilin shtet.

Kombinimi i vlerësimit për nivelin e ulët të papunësisë dhe ligjeve të implementuara për mbrojtjen e qytetarëve LGBT e renditën Maltën në krye të listës, të pasuar nga shtete të tjera progresive si Danimarka dhe Kroacia.

Britania e Madhe iu bashkua listës së 10 shteteve, edhe pse shtetet fqinje ku përfshihen Spanja, Franca dhe Gjermania renditen më lart- një fakt që shpjegohet me koston e lartë të qirasë si dhe jetesës.

Ndërkohë Italia, e njohur për refuzimet e njëpasnjëshme për njohjen e martesave brenda gjinisë së njëjtë si dhe Letonia performojnë shumë dobët./k.m/

Burimi: Indy100

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest