AKEP urdhëron rikthimin e paketave 28 ditore: “Operatorët celularë shkelën kontratën me abonentët”

IMG_2475_2017_09_25_18

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare urdhëron kompanitë celulare të që duke  filluar  nga data  1  qershor  2018 të  rikthejnë vlefshmërinë  e paketave  standarde me  parapagim  nga  28  ditë  në  mujore (30 ditore).

Albtelecom,  Telekom  Albania dhe  Vodafone  Albania në shkelje të hapur të kontratës me abonentët në mars të vitit 2016 bënë ndryshimin e kohëzgjatjes së ofertave për shërbimet mobile për përdoruesit me parapagim nga 30 ditë në 28 ditë.

Autoriteti  i  Konkurrencës  vlerësoi se ndryshimi i kohëzgjatjes së paketave standarde nga  30 ditë në 28 ditë bën që konsumatori të faturohet rreth 13 muaj në vit në vend të 12 muajve, çoi në një rritje vjetore prej rreth 6.5% të buxhetit të shpenzuar nga konsumatori për këtë shërbim. Gjithashtu,  KK  ka  vlerësuar  se  praktika  e  ndryshimit  në  kohëzgjatjen  e  paketave  standarde nga  30  ditë  në  28  ditë  ka  prekur  dhe  tregje  të  tjera  në  fushën  e  telekomunikacionit  si  p.sh. interneti, telefonia fikse, paketat televizive, etj.

Vendimi i AKEP për rikthimin e tarifave 30 ditore:

Pas përfundimit  të procedurës  administrative  të nisur  nga  AKEP  u arrit në konkluzionin se operatorët mobile kanë shkelur kontratën me abonentët, ku thuhet se sipërmarrësit kanë detyrimin e zbatimit të afatit të faturimit mujor kalendarik dhe jo 28 ditor, siç  dhe është aplikuar. AKEP thotë se nga  monitorimi  i  faqeve të  internetit të  disa  operatorëve  që  ofrojnë  shërbime  mobile  në vendet  e  rajonit  konstatohet  se  në  vendet  (Serbi,  Mali  i  Zi,  Maqedoni,  Greqi,  Kosovë, Slloveni) nuk aplikohen tarifa me kohëzgjatje 28 ditore (4javore).

Vendim i plotë i AKEP

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest