Novi Sad në Serbi hap qendrën e parë për komunitetin LGBTI

CAP_0076
Foto: ERA – LGBTI 

Fundjavën e kaluar grupi lobues për të drejtat LGBT “Come Out” hapi zyrat për këtë komunitet në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi. Për të parën herë që prej themelimit në 2010 “Come Out” ka hapësirën e vet ku pjesëtarët e stafit dhe vullnetarët mund të punojnë për promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave LGBTI si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në Novi Sad dhe Vojvodinë.

“Come Out” beson se ndryshimi në shoqëri ndodh vetëm nëse mund të punojmë së bashku me personat që vendosin të ndajnë problemet me njëri-tjetrin. Fakti që këto zyra janë jashtë Beogradit- qendër e çdo gjëje në Serbi- është e vështirë për të gjithë, sidomos për komunitetin LGBTI të cilët nuk kanë një hapësirë të përbashkët për tu njohur me njëri-tjetrin, të marrin mbështetje si dhe të punojnë në adresimin e çështjeve që i influencon ata si dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit. Kjo është arsyeja pse këto hapësira janë të nevojshme në qytete si Novi Sadi.

Një iniciativë decentralizuese, ky përbën një hap progresiv karshi lëvizjes LGBTI, duke dhënë mesazhin inkurajues se qendra të ngjashme mund të hapen në të gjitha qytetet, jo domosdoshmërisht vetëm kryeqyteti.

Bashkëpunimi me bashkinë dhe institucionet publike, pjesëtarë të rrjetit për parandalimin e diskriminimit dhe ofrimin e mbështetjes për personat LGBT të Novi Sadit, kjo qendër ofron ndërtimin e një grupi efektiv advokimi që do të sjelli ndryshime legjislative dhe të mirëkuptojë problemet që komuniteti LGBTI ndesh./k.m/

Burimi: Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey (ERA – LGBTI)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest