Histori suksesi: Si arriti Mavia Malik të kthehej në spikeren e parë transgjinore të lajmeve në Pakistan

transgender.pakistan.wmc.news.3.28.18
Foto: WMC

Spikerja e parë transgjinore për lajmet në Pakistan është punësuar nga një stacion televiziv lokal “Kohenoor News” , sipas burimeve të gazetës “Dawn”. Mavia Malik është emri i saj dhe ajo ka përfunduar studimet për gazetari. Tre muaj më parë ajo dha një intervistë pune për televizionin lokal dhe arriti tia dilte e të punësohej. Ajo iu nënshtrua një trajnimi dhe nisi më pas punën si spikere lajmesh.

Vij nga një komunitet i margjinalizuar, është e vërtetë. Por kjo s’do të thotë që ne s’jemi të edukuar, nuk demi diploma apo mundësi. Kjo është ajo që dua të ndryshoj unë” shprehet Malik.

Malik është spikerja e parë e lajmeve nga komuniteti trans që punësohet në vend. Drejtuesi i stacionit televiziv u shpreh se e punësoi Malik si spikere pasi ajo tregoi se ka kapacitete për ta realizuar punën me profesionalizëm.

Në intervistat e zhvilluara Malik adresoi diskriminimin e përhapur që personat transgjinorë ndeshin në Pakistan, sidomos kur bëhet fjalë për diskriminimin në punë. “Si shumë persona të tjerë transgjinorë edhe unë nuk kam marrë mbështetje nga familja. Me forcat e mia kam bërë disa punë njëkohësisht që të vijoja studimet. Gjithnjë kam dashur të bëhem spikere lajmesh dhe ja ku ëndrra ime u bë realitet” shprehet Malik./k.m/

Burimi: Women’s Media Center

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest