Arrestimi i dy personave me ngjyrë në “Starbucks” shkakton kontroversitet

US Starbucks 221095
Foto: CNN

Një video që u kthye në virale ku shihen dy djem me ngjyrë që arrestohen në një pikë të “Starbucks” ka shkaktuar reagime të ndryshme nga policia, kompania dhe shumë të tjerë.

Në video shihen dy djemtë me ngjyrë që nxirren jashtë kafenesë të prangosur. Klientët e tjerë shihen në video duke i thënë autoriteteve se këta të arrestuarit nuk po bënin asgjë të kundraligjshme.

Në një postim në Twitter personi që hodhi videon u shpreh se policia u kontaktua pasi këta djem nuk kishin porositur asgjë, ata po prisnin për një mik të tyrin, i cili erdhi pasi këta të fundit ishin arrestuar. Më poshtë janë listuar reagimet e ndryshme të palëve të përfshira në vendngjarje:

Komisioneri i policisë thotë se oficerët ‘nuk bënë asgjë të gabuar

Komisioneri i policisë në Filadelfia, Richard Ross i mbrojtji aksionet ndërhyrëse të policisë në video duke thënë se ata nuk bënë absolutisht asgjë të gabuar. Punonjësit e “Starbucks” u shprehën se përdorimi i hapësirave të Starbucks ishte vetëm për klientët, pra për ata që porosisin ndërkohë këta të dy nuk kishin porositur asgjë. Më vonë punonjësit kërkuan prej tyre të largoheshin, por ata refuzuan.

Kur autoritetet erdhën pasi u lajmëruan nga punonjësit e “Starbucks” dy personave iu kërkua të linin vendin. Ata refuzuan ndaj dhe u arrestuan pa asnjë lloj incidenti” shprehet Ross.

Ross, i cili është vetë me ngjyrë vijoi të sqaronte: “Logjikisht, nëse një biznes të kontakton dhe të thotë se dikush është këtu dhe po thyen rregulloren në biznesin e tyre, atëhere është obligim ligjor që ne të përfundojmë detyrën tonë”.

Drejtori ekzekutiv i Starbucks ka kërkuar falje për incidentin

Kevin Johnson, drejtori ekzekutiv i “Starbucks” është përbetuar që kompania do të ndërmarri hapa për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Starbucks” ka në parimet e veta luftën kundër diskriminimit, shpresoj të takohem me dy djemtë të cilët u arrestuan, për ti kërkuar falje. Telefonata e bërë në policinë e Filadelfias ishte e gabuar. Menaxheri i asaj pike të “Starbucks” nuk kishte për qëllim arrestimin e dy djemve me ngjyrë. Gjërat morën të tatëpjetën, shprehet Johnson.

Protesta nga komuniteti i personave me ngjyrë

Pjesëtarë nga komuniteti zhvilluan një demonstratë në dyqanin “Starbucks” në Filadelfia të dielën. Lëvizja aktiviste për të drejtat e personave me ngjyrë “Black lives matter” zhvilluan tubimin, duke theksuar: Starbucks dhe shumë vende të tjera të shërbimit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht ngjyrës së lëkurës”./k.m/

Burimi: CNN

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest