Fotografi të mjeteve gjinekologjike nga shekujt e kaluar

16tools5-jumbo

Çdo grua do t’ju thoshte se një vizitë gjinekologjike me një pasqyrë kirurgjie nuk është aspak e këndëshme.

Dizajni i instrumentit, i cili daton që nga viti 130 pas krishtit në Greqi me një përditësim në mes shekullin e19-të, ka mbetur kryesisht i njëjtë. Forma prej sqep pate e objektit të ftohtë që kishte mbetur e pandryshuar, ishte një nga surprizat që fotografja Lindsey Beal gjeti në projektin e saj “Parturition”, i cili dokumenton instrumente të vjetra gjinekologjike dhe obstetrike.

Ajo ka udhëtuar gjatë dy viteve të fundit në bibliotekat mjekësore për të fotografuar pasqyra kirurgjie, pinca (një tjetër dizajn i hershëm), shiringa, mburoja thithash dhe fetoskope nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të. Ajo priste të gjente instrumente si mjete torturash – dhe disa janë përdorur për të eksperimentuar mbi skllevërit dhe gratë e varfra – por në vend të kësaj, ajo gjeti një fije të përbashkët historike.

“Mendova se do të shikoja disa vegla shumë të tmerrshme, por mendoj se u habita që shumë prej tyre nuk dukeshin ndryshe”, tha zonja Beal. “Ata duken si shumë nga mjetet që përdoren sot.”

Ideja për projektin filloi të vinte pesë vite më parë, kur miqtë e zonjës Beal filluan të kishin fëmijë. Ajo filloi të kishte interes për shtatzëninë dhe lindjen, dhe ishte veçanërisht kurioze për mjetet dhe pajisjet e përdorura nga mjekët. Historikisht, puna dhe lindja mbështetej tek mamitë në shtëpi, derisa praktika u zhvendos në spitale, ku mbizotëronin mjekët meshkuj, tha zonja Beal.

“Tradicionalisht, gratë kanë ndihmuar në lindje dhe e kanë bërë këtë gjithmonë”, shpjegoi znj. Beal. “Por kjo ndodhi deri në momentin që u shpikën pincat rreth viteve 1600 kur mjekët filluan ta marrin atë praktikë nga mamitë”. Lindjet në spitale më vonë u bënë standard në shekullin e 20-të.

Para se të vizitonte bibliotekat në Harvard, Yale dhe Brown, znj. Beal shfletoi përmes arkivave në internet dhe i njoftoi bibliotekarët për çfarë ishte e interesuar. Bibliotekarët ja gjetën objektet që ajo të mund ti fotografonte, por gjysmën e kohës ajo nuk e dinte se çfarë të priste.

Fotot tani janë shtypur në pllaka peçikllazi, sipas diapozitivëve mjekësorë.

Shumë nga instrumentet u zhvilluan para se mjekët të bëjnë lidhjen midis mikrobeve dhe infeksioneve. Pra, në vend të metaleve, përdoreshin materiale të tilla si druri, lëkura, briri ose fildishi.

Por gjinekologjia “ka një histori problematike”, tha zonja Beal.

Spekulumi(pasqyra kirurgjike) e Simsit, për shembull, një nga mjetet më të përdorura në një vizitë vaginale, u zhvillua nga James Marion Sims, i konsideruar si babai i gjinekologjisë moderne. Por në vitet 1840, Dr. Sims përdorte skllave për të testuar procedurat e tyre – pa anestezi – përpara se ti përdorte ato tek gratë e bardha. (Kohët e fundit, pas vitesh proteste publike për një statujë të tij në Avenue Fifth, udhëhequr nga zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut u njoftua se do të hiqej.)

Zonja Beal tha se ajo u përpoq të largohej nga këto histori.

“Janë bërë shumë gjëra të mira,” tha ajo. “Por bazohet në disa praktika të tmerrshme.”

Znj. Beal, një artiste dhe profesoreshë zëvendësuese me bazë në Providence, R.I., shpesh gjen lidhjen midis hulumtimit historik të jetës së grave kur bëhet fjalë për artin e saj. Puna e mëparshme përfshinte studime të ngjashme të figurës së Venusit, korsetave dhe vibratorëve.

“Një pjesë e madhe e punës sime përqendrohet në jetën e grave, të kaluar dhe të tashme,” tha ajo. “Ajo që ka ndodhur në të kaluarën për gratë nuk ndryshon gjithnjë nga e tanishmja”./A.A.

This slideshow requires JavaScript.

/nytimes.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest