Policia e Mançesterit ka regjistruar 775 raste të dhunës në familje ndaj pjesëtarëve LGBT

3360
Foto: The Guardian

Rreth 775 raste të dhunës në familje ndaj pjesëtarëve LGBT janë regjistruar sipas burimeve të policisë në Mançester. Forcat policore theksojnë se më parë rastet mbeteshin të paraportuara por tanimë faktet flasin vetë për problematikën në fjalë.

Këto viktima të abuzimit fizik janë persona gej, lezbike, biskesualë dhe transgjinorë. Sarah Harris, drejtuese e rajonit të policisë në Mançester shprehet: “Nga perspektiva ime personale them se policët e kuptojnë më mirë komunitetin LGBT, kemi lidhje dhe raporte më të mira me komunitetin dhe duhet të vijojmë të punojmë me partnerët për ti fuqizuar këto raporte”.

Focat policore në Mançester janë të vetmet që raportojnë rastet e abuzimit fizik të pjesëtarëve LGBT në familje, nëpërmjet një skeme të posaçme, pra pa i kategorizuar vetëm në krime urrejtje por duke i trajtuar përmes një kodi të veçantë.

Joanne Simpson, drejtoreshë e shoqatës bamirëse “Independent Choices” u shpreh se ishte zhgënjyese që forca të tjera të policisë nuk e kanë implementuar skemën e re të trajtimit të posaçëm të këtyre krimeve./k.m/

Burimi: The Guardian

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest