Gratë e suksesshme biseksuale dhe lezbike në histori

Lezbike1
Foto:Pink News

Nga shekulli 17 deri tek yjet e kinematografisë së shekullit 20 dhe aktivistet LBT, këto janë disa prej pionereve të para lezbike dhe biseksuale.

Lezbike11.Sappho (630 p.e.s.- 580 p.e.s)

Poetja greke Sappho shkruajti poema për dashurinë e saj ndaj vajzave. Prej saj ka derivuar dhe termi lezbike, pasi ajo jetonte në ishullin Lesbos në Greqinë antike.

 

 

 

lezbike22.Mbretëresha Kristinë e Suedisë (1626-1689)

Mbretëresha Kristina u kurorëzua në 1644, edhe pse ajo hoqi dorë prej kurorës rreth 10 vite më vonë. Ajo konsiderohej prej shumë personave si lezbike. Jeta e saj u ekranizua në filmin e vitit 1933 “Queen Christina”, në rolin e luajtur prej Greta Garbos.

 

 

 

lezbike33.Julie d’Aubingy (1670-1707)

Njohur ndryshe si Mademoiselle Maupin ose La Maupin, ajo ishte këngëtare operistike e cila u përfshi në një raport intim me një vajzë tjetër të re, prindërit e së cilës e dërguan në manastir më vonë.

Në mënyrë që të rikthehej me vajzën që dashuronte ajo thuri një plan të çmendur duke vendosur trupin e pajetë të një murgeshe në shtratin e vajzës që dashuronte, i vuri zjarrin dhomës dhe së bashku me partneren u arratisën.

 

lezbike44. Zonjushat Langollen (1739-1829; 1755-1831)

Zonjushat Llangollen, Eleanor Butler dhe Sarah Ponsonby ishin dy gra nga shtresa e lartë e shoqërisë irlandeze të cilat jetonin së bashku në Llangollen, Wales dhe raporti i tyre intim i skandalizoi dhe i shokoi të gjithë.

 

 

 

lezbike55. Anne Lister (1791-1840)

Anan Lister ishte një latifondiste dhe udhëtonte shpeshherë në vende të ndryshme duke e shijuar peisazhin natyror si dhe duke mbajtur kronika të episodeve personale të jetës së saj. Në këto shënime ajo përmend edhe raportin e saj intim me një vajzë të pasur trashëgimtare, me të cilën u martua më vonë (edhe pse jo në rrugë ligjore). Kjo martesë shokoi shoqërinë e asaj kohe.

 

 

lezbike66. Mercedes de Acosta (1893-1968)

Një poete amerikane, noveliste dhe skenariste, Mercedes de Acosta nuk njihej vetëm për penën e saj letrare por edhe për raprotet e shumta me vajza nga Hollywood.

Specifikisht njihet për romancën e saj të gjatë me Greta Garbon, si dhe përfshirjen në lidhjen e shkurtër me balerinën ruse Tamara Karsavina.

/k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest