Monologu i analistit Mustafa Nano për debatin LGBT/ replikë politikanëve që folën kundër

MUstafaiii
Foto: Marrë nga emisioni “Provokacija”/ ABC news

Analisti Mustafa Nano dhe njëkohësisht moderator i emisionit “Provokacija” i ka dedikuar në monologun e përhershëm në hyrje të këtij emisioni një kundërpërgjigje të gjithë figurave politike që u përfshin në debatin për takimet ndërgjegjësuese të LGBT në shkolla.

Me ton sarkastik dhe ironizues ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, analisti thekson se thelbi i qytetërimit perëndimor, që është lakuar shumicën e rasteve gjatë këtij debati, konsiston në parimin dhe principin se të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja, ideologjia politike, gjinia dhe orientimi seksual.

Ja si e mbyll ai këtë monolog: “Dhe thelbi i qytetërimit perëndimor qëndron te një numër vlerash e parimesh, një nga të cilat është që të gjithë njerëzit janë e duhen trajtuar të barabartë, pavarësisht nga raca, etnia, feja e tyre, pavarësisht nga rreshtimi i tyre politik, pavarësisht nga gjinia e orientimi i tyre seksual, etj, etj. Në Perëndim nuk ka ndonjë pasion homoseksual më të zhvilluar sesa në Shqipëri. Nuk ka pse të ketë. Nga ana tjetër, në Perëndim nuk është se kanë respekt për gaytë. Vetëm një budalla mund ta mendojë këtë. Jo për gjë, por nuk ka asnjë kuptim të thuash “kam respekt për gaytë”. Të thuash “kam respekt për gaytë” është njësoj si të thuash “kam respekt për ata që e kanë shtëpinë te Fusha e Aviacionit”. Dmth nuk ka kuptim. Në Perëndim kanë respekt për njerëzit, të cilëve u njohin të drejta të barabarta, qofshin këta homoseksualë si Kristi Pinderi, qofshin heteroseksualë si unë, qofshin zombie si Myslim Murrizi”.

Më poshtë gjendet linku me videon e plotë të monologut në emisionin “Provokacija”:

/k.m/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest