Deklarata historike për personat interseks në Amerikën Latine dhe ishujt Karaibe

Screenshot from 2018-04-11 14-16-07
Foto:Brujula Intersexual

Gjatë muajit të kaluar, mbrojtësit e të drejtave për komunitetin interseks u mblodhën në një takim të përbashkët në Kosta Rika për konferencën e parë rajonale rreth personave interseks në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Konferenca shërbeu si pikënisje e dialogut mes advokuesve për të drejtat e personave interseks. Rezultati i këtij takimi historik ishte dhe deklarata historike me emrin: “Declaración de San José de Costa Rica” – një deklaratë që riafirmoi mbështetjen unanime për deklaratën e Maltës, marrë prej “Forumit Ndërkombëtar për komunitetin interseks”, dhe trajtimin e çështjeve me prioritet për komunitetin.

Deklarata e Maltës solli në dritë nevojën për të nxitur vizibilitetin e personave interseks si dhe erdhi me kërkesën për ti dhënë fund diskriminimit kundrejt personave interseks dhe të sigurojë respektimin e dinjitetit, autonomisë për fizikun si dhe ndalimin e ndërhyrjeve kirurgjikale mbi fëmijët interseks, pa dijenëni dhe vullnetin e tyre.

Midis thirrjeve të shumta në dokumentin e mësipërm, mbrojtësit e të drejtave të njeriut apeluan ndaj institucioneve ndërkombëtare për investigimin e dhunimit sistematik të të drejtave të komunitetit interseks./k.m/

Burimi: ILGA bulletin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest