Shoqëria civile në Hungari ndihet e kërcënuar

hungary_iconic_protest_239488_1200px
Foto: Twitter

Shumë aktivistë dhe organizata që punojnë për shoqërinë civile në Hungari ndihen të kërcënuar. Kjo për shkak se qeveria hungareze po përpiqet me të gjitha mënyrat “të shtypi” të gjitha ato organizata kritike ndaj sistemit si dhe organizatat që lobojnë kundër dhunimit të të drejtave të njeriut. Metoda që po ndjek qeveria është propozimi i disa ligjeve që do ta vështirësojnë punën e shumë organizatave jo-qeveritare për të vijuar punën e tyre.

Nëse këto ligje miratohen, njerëzit në Hungari do të humbasin akses ndaj shërbimeve ligjore dhe lokale. Paketa ligjore e propozuar është pjesë e një “mësymje” mbi të drejtat e njeriut dhe shumë organiazata të shoqërisë civile ku ndër to përfshihen: “Amnesty International Hungary”, “The Hungarian Civil Liberties Union”, si dhe “Komiteti i Helsinkit në Hungari” .

Qeveria i ka prezantuar këto ligje në kontekstin e fushatës kundër emigracionit. Në realitet këto propozime nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufinjve shtetëror. Kjo paketë ligjore u propozua si draft ligjor në parlament në 13 shkurt, nën emrin ligji “Anti-Soros”, dhe do të kërkohet leje qeveritare për zhvillimin e punës nga organizata që identifikohen nga qeveria si organizata në mbështetje të emigracionit. Puna e këtyre organizatave konsiston në zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese, asistencës ligjore, përgatitjes së informacionit, organizimin e rrjeteve të vullnetarëve, sponsorizimi i personave që kërkojnë mbrojtje nga instancat ndërkombëtare.

Këto ligje kërkojnë prej organizatave të paguajnë një taksë prej 25% për çdo lloj fondi të huaj që ato marrin për mbështetjen e emigracionit. Nëse kjo taksë nuk paguhet, atëhere sanksionet dyfishohen, falimentimi është i pritshëm duke sjellur shpërbërjen e organizatës./k.m/

Burimi: Amnesty International

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest