Biznesi i vogël kundër TVSH, ulen qepenat në shenjë proteste

2018-04-10-PHOTO-00000028
Foto: Monitor

Në shenjë proteste ndaj taksave të larta, shumica e bizneseve të vogla në “Tregun elektrik” si dhe Tek “Medreseja” kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre. Protestës i janë bashkuar dhe shumë biznese të vogla në Rugën e Kavajës, Rugën e Durrësit, Tregun Ushqimor dhe tregun çam.

Protesta është mbajtur nga ora 11-12 dhe është e drejtuar kundër Tatimit mbi Vlerën e shtuar, një skemë e futur që prej 1 prillit.

Protesta e biznesit të vogël është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, si Korçë, Durrës, Shkodër, Fier, e Berat.

Shumë prej biznesmenëve që protestuan pohojnë se fitimet e tyre janë minimale dhe çdo kosto shtesë, si për mbajtjen e llogarive ashtu dhe për pagesën e TVSH-së do të ishte e papërballueshme për ta.

Brenda harkut kohor të 10 ditëve kjo është protesta e tretë masive që po zhvillohet pas protestës kundër Rrugës së Kombit dhe bllokimit të rrugëve në katër pikat kryesore./k.m/

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest