Parlamenti fancez voton pro mbrotjes nga persekutimi të azilkërkuesve LGBT

Foto: Pink News

Parlamenti francez ka votuar në mënyrë unanime për mekanizmat ligjorë që mbrojnë azilkërkuesit nga komuniteti LGBTI nga ekstradimi, nëse ata ndeshin dhunë dhe iu rrezikohet jeta në vendlindjen e tyre.

Sipas ligjit aktual, azilkërkuesit që vijnë në Francë nga një shtet që i përket listës së vendeve ku homoseksualiteti përbën kundravajtje penale, mund të rikthehen në këto vende përmes ekstradimit edhe pse ata mund ta apelojnë një vendim të tillë, pohojnë burime nga gazeta “Libération”.

Amendamenti i propozuar dhe hartuar prej parlamentarëve Elise Fajgeles dhe Matthieu Orphelin, ka për qëllim të heqi nga lista e shteteve “të sigurta” të gjitha vendet ku homoseksualiteti nuk është dekriminalizuar akoma.

Kjo nënkupton se të gjithë emigrantët që vijnë nga shtete që i penalizojnë çiftet homoseksuale do të jenë në gjendje të apelojnë vendimin pa u kthyer menjëherë në vendlindjen e tyre. Kërkesa për apel depozitohet në Gjykatën Kombëtare Franceze për të drejtën e Azilit.

Deputeti francez Orphelin e përshëndeti propozimin e amendamentit duke e cilësuar si një hap progresiv kundrejt të drejtave të komunitetit LGBT. “Si mund ti quajmë vende të sigurta shtetet që i kriminalizojnë personat LGBT?” u shpreh ai në intervistën për gazetën Libération”. /k.m/

Burimi: Pink News 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest