Nënkryetarja e kuvendit për çështjen LGBTI “Deputetët kanë frikë nga LGBTI, por jo nga kriminelët në sallë”

vasilika-hysi
Foto: LSA photo

Gjatë një aktiviteti të organizaur ditën e sotme nga shoqëria civile në Kryesinë e Kuvendit, me fokus “Çështjet LGBTI në axhendën politike”, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka folur për sjelljen e disa deputetëve dhe retorikave të tyre të ashpra kundrejt komunitetit LGBTI. Nënkryetarja Hysi e ka cilësuar si të patolerueshme gjuhën e përdorur nga figurat politike.

“Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të korruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e  kësaj çështje” u shpreh nënkryetarja gjatë aktivitetit në kryesinë e Kuvendit.

Më pas Hysi vijoi të listojë arsyet që sipas saj krijojnë hezitim tek deputetët për të folur për LGBTI, ku ndër to përmendi frikën e ngushtimit të elektoratit të këtyre deputetëve./k.m/

Burimi: Lapsi.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest