Forumi për të drejtat LGBT në Kuvend, mesazhe të forta për barazinë dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes

IMG_1709

Kuvendi i Shqipërisë priti sot për herë të parë Forumin e Shoqërisë Civile për Personat LGBTI. Ky forum organizohet nga Open Mind Spectrum Albania në kuadër të programit te përbashkët të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian “Struktura Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë“.

Përfaqësues të trupave diplomatike, Këshillit të Europës, Kuvendit të Shqipërisë, Ministrive dhe aktivistë të organizatave LGBT dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile, diskutuan duke dhënë mesazhe të forta për respektimin e të drejtave LGBTI, ndalimin e gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe përgjegjësinë e institucioneve në hartimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe jo diskriminuese.

This slideshow requires JavaScript.

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, thirrje politikanëve dhe opinion bërësve për të kthyer vëmendjen drejt shmangjes së gjuhës së urrejtjes në shoqëri dhe për të respektuar angazhimin ndaj vlerave të bashkimit evropian.

IMG_1711

“Për shkak të asaj që ndodhi në javët e fundit në mediat sociale, përfshirë një gjuhë të turpshme urrejtje nga një ish ministër, apo një anëtar i parlamentit pasuar me indiferencën e shumë udhëheqësve politike dhe me heshtjen zhgënjyese të institucioneve që duhet të mbrojnë të drejtat e njeriut , nuk kemi shumë për tu krenuar”.

“Jam e sigurt se qytetarët e Shqipërisë janë të gatshëm të ushtrojnë tolerancë dhe gjithëpërshirje të plotë.  Por gjithashtu politikanët dhe opinion bërësit shqiptare duhet të kenë vullnet për të udhëhequr këtë proces të pakthyeshëm dhe të respektojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave të Bashkimit Europian, jo vetëm në letra dhe ligje por kryesisht në implementim dhe në sjelljet e tyre të përditshme”.

 

Ambasadori i SHBA Donald LU apel politikanëve shqiptarë: “Kujdes në deklaratat që nxisin reagime”untitled

“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj. Kemi ndjekur debatet e nxitura nga deklaratat e bëra, shpresoj që drejtuesit politikë ta kuptojnë se fjalët e tyre nuk përfaqësojnë vetëm bindjet e tyre partiake, por edhe të njerëzve që i kanë zgjedhur për ta përfaqësuar. Populli shqiptar është shumë tolerant, unë shpresoj që edhe politikanët të jenë po kaq tolerantë.”

Avokatja e Popullit Erinda Balanca e nisi fjalën e saj me një ngjarje që i ndodhi përpara se të hynte në sallë për të mbajtur fjalën e saj:

“Ndërsa hyja në këtë sallë, pata një mikrofon që mu drejtua në mënyrë jo shumë elegante përpara fytyrës. Dhe pyetja që mu bë ishte kjo: ‘Ndërkohë që gjithë populli shqiptar është kundër martesave gej, pse ju mendoni se duhet të luftoni për to?”.

Pavarësisht dhunës me të cilët shprehet se ju drejtuar ky mikrofon përpara fytyrës Balanca ndau me panelin përgjigjen e saj:

“Unë i thash se jam avokate e Popullit dhe luftoj edhe për të drejtat e një individi të vetëm dhe nuk mendoj se gjithë populli shqiptar është kundër martesave gej. Ne mund të konsiderohemi të emancipuar vetëm nëse pranojmë edhe të drejtat e personave të ndryshëm”

Zv. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Blendi Ceka prezantoi disa nga gjetjet kryesore të sondazhit “Pjesëmarrja Politike e Personave LGBTI në Shqipëri”:

  • Tre partitë kryesore kanë pozicionim korrekt në kuadrin ligjor antidiskriminim, por kanë artikulim të kufizuar dhe pak publik lidhur me të drejta të avancuara të komunitetit LGBTI.
  • Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë më dukshëm kundër sa i përket avancimit të të drejtave të komunitetit LGBTI sa i përket martesave apo adoptimit
  • Dy partitë e mëdha të majta Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e shohin më normale avancimin e të drejtave të avancuara LGBTI, por të parakohshme në kuadrin dhe kontekstin shqiptar, duke krijuar atë që quhet “konsensus i heshtur”
  • Partitë më të vogla pozicionohen publikisht dhe shprehen më hapur në rastet pro dhe kundër

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla falënderoi aktivistët pjesëmarrës në takimet në shkolla duke që në takime të marrin pjesë prindërit, shoqëria dhe profesorë apo profesionistë të tjerë:

IMG_1787“Do të doja të falenderoja Xhenin dhe personat e tjerë  që kanë shërbyer në 5 gjimnaze të Tiranës që u bënë pre e gjuhës së urrejtjes dhe asaj dhune të pashembullt në rrjetet sociale. Janë arsye për të qenë edhe më të qartë për të axhustuar veprimet tona në të ardhmen.”

Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT ngriti çështjen e Ligjit të Strehimi dhe përfshirjen e personave LGBT duke ja lënë fjalën një aktivisteje transgjnore, e cila është dëbuar nga 4 herë këtë muaj nga shtëpitë me qera.

“Unë jam Lola, ju falënderoj për gjithë këtë organizim. Lumi i Lanës, Liqeni janë bërë dhoma gjumi për të mbështetur kokat shume pjesëtarë të komunitetit, sidomos ata transgjnorë duke qenë se janë shumë evident. Rasti më konkret është rasti im që brenda këtij muaji kam ndërruar shtëpi pa fund. Isha në shtëpi me qera, isha shume korrekte me pagesën madje një ditë pasi bëra pagesën e garancisë, një muaj ekstra, më përzunë bashkë me shoqen time dhe nuk morëm mbrapsht pagesën e garancisë.

Me të ardhura shumë të pakta, duke u përplasur derë më derë. Unë i përkas kategorisë trans, dhe jam shumë evident për identitetin tim dhe nuk kam dëshirë ta fsheh. Shpesh herë kjo betejë për të mos u fshehur vihet në pikëpyetje kur ka kaq shumë vështirësi.”

This slideshow requires JavaScript.

Në përfundim të këtij forumi, Arbër Kodra, drejtues i “Open Mind Spectrum Albania”, ndau me Histori Ime përshtypjet e tij mbi mesazhet dhe arritjet më të rëndësishme të këtij aktiviteti:IMG_1825

“Nuk prisja një prezencë aq të madhe të deputetëve, pasi një pjesë e madhe ishin të pa konfirmuar për shkak të angazhimeve të tyre. Është pozitive që kanë ardhur dhe diskutojnë, pasi jo vetëm pjesëmarrja por edhe diskutimi aktiv është shumë i rëndësishëm”.

Në lidhje me studimin “Pjesëmarrja Politike e Personave LGBTI në Shqipëri”, Kodra tha se janë zhvilluar intervista me politikanë, forume rinore partiake dhe aktorë të tjerë. Ndër gjetjet kryesore ai përmend mungesën e informacionit të politikanëve rreth çështjeve LGBTI dhe kërkesën e tyre për tu trajnuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest