84 statuja për djemtë e vetëvrarë në Londër/ përqasja e artistit amerikan për vetëvrasjen

Vetëvrasje
Foto: REUTERS/Hannah McKay

Çdo javë mesatarisht 84 burra vrasin veten në Britaninë e Madhe. Sipas organizatës “Campaign Against Living Miserably” (CALM) e cila me punën e saj synon të rrisi ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve tek meshkujt, vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjeve tek djemtë nën moshën 45 vjeçare në Britani. Rreth 3 në 4 vetëvrasje janë të kryera nga meshkuj.

Për të trajtuar problematikën e sipërpërmendur, një artist ka sjellur një përqasje të veçantë ndaj temës së vetëvrasjeve tek djemtë. Në tarracën e një grataçele ky artist ka vendosur 84 statuja djemsh në formën e humanizuar, të cilën japin asosacionin se janë në prag të kryerjes së vetëvrasjes.

Grataçela ku janë vendosur statujat ndodhet në njërën prej rrugëve qendrore të Londrës në “South Bank” dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët kanë shtangur kur kanë parë këto statuja. Ky lloj instalacioni artistik i titulluar “Project 84” është pjesë e fushatës ndërgjegjësuese që bëhet për parandalimin e vetëvrasjeve tek djemtë në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë duhet të kontribuojnë dhe të ndihmojnë me sa munden për të parandaluar vetëvasjen tek djemtë, një problem social që sa vjen e përkeqësohet në Britaninë e Madhe. “CALM” ka zhvilluar fushata ndërgjegjësuese për më shumë se 11 vite tashmë, por siç shihet nuk mjafton për të trajtuar problematikën. Ndaj me projektin artistik “Project 84” duam të jemi më depërtues tek publiku, të cilët kur të shohin statujat teksa kalojnë rrugën të nxisim sensitivitetin e tyre” shprehet Simon Gunning, drejtor ekzekutiv i “CALM”.

Organizata “CALM” kontaktoi me artistin amerikan Mark Jenkins dhe bashkëkolegen e tij, Sandra Fernandez për të sjellur në jetë “Project 84”. Reagimet nga kritikët kanë qenë pozitive duke e lavdëruar metodën brilante për ti dhënë vizibilitet personave që vuajnë nga depresioni, persona që ende nuk e kanë të lehtë të flasin hapur për problemet që kanë./k.m/

Burimi: The Washington Post

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest