Zbulohet identiteti i vajzës që qëlloi pranë zyrave të “Youtube”

nasime-aghdam-facebook
Foto: Twitter

Gruaja e cila plagosi tre persona gjatë të shtënave me armë pranë zyrave të Youtube në Kaliforninë Veriore është identifikuar dhe emri i saj është Nasim Najafi Aghdam. Aghdam ishte  39 vjeçare dhe banuese në San Diego, sipas burimeve policore të San Bruno. Ende po investigohet për motivet që e shtynë 39 vjeçaren të qëllojë me armë.

Disa media në SHBA aludojnë se sipas Aghdam kompania “Youtube” ishte duke i vendosur barriera video-ve që Aghdam po publikonte në këtë kanal, duke i ulur asaj shikueshmërinë dhe rrjedhimisht edhe paratë që ajo do të merrte. Disa prej postimeve që ajo bënte lidheshin me subjekte të ndryshme si përshembull trajtimi çnjerëzor i kafshëve si dhe promovimi i veganizmit.

Në një video tjetër Aghdam shihet e zemëruar duke u ankuar për kompaninë e “Youtube” e cila po e pengonte për të gjeneruar para, sipas pretendimeve të saj.

Pas të shtënave me armë ndaj tre personave në kampusin në San Bruno gjatë të martës, ajo kreu vetëvrasje. Një person i katër ka marrë plagë në kyçin e këmbës teksa ka tentuar të largohet nga kampusi ku po zhvillohej shamata.

Sipas disa burimeve të tjera, agresorja i njihte viktimat dhe i kishte targetuar. Të shtënat nisën pak para orës 13:00 (ora lokale) afër zyrave të kompanisë rreth 10 milje prej San Franciskos. Një inxhinier software pranë gjigandit të “Youtube” ishte duke punuar kur alarmi gjëmoi. Evakuimi i punonjësve ka qenë i menjëhershëm. Zëdhënësi për Youtube, Chris Dale ka falenderuar ndërhyrjen e policisë për të parandaluar sulmin.

“Kjo ditë do të mbahet mend për komunitetin e “Youtube”, sidomos për personat që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë. Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që kanë vuajtur në këtë sulm” u shpreh zoti Dale.

Sipas një raporti nga FBI, nga 160 incidente me armë zjarri të zhvilluara midis viteve 2000-2013, vetëm 6 prej tyre janë realizuar nga gra./k.m/

Burimi: BBC

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest