Naftëtarët e Ballshit në protestë kundër kompanisë që nuk ju njeh pagat dhe kontratat

1522827556_protestanaftetaretfier

Naftëtarët e Ballshit, të papunë prej një viti dhe ende pa marrë pagat e prapambetura janë rikthyer në protestë.

Sipas protestuesve, një kompani e panjohur private ka marrë nën administrim Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, duke mos njohur asnjë nga detyrimet e mëparshme që uzina i ka naftëtarëve.

Kompania e quajtur Bylis Energy ka nisur të firmosë kontrata individuale me një pjesë të punonjësve (rreth 150), në një mënyrë që është cilësuar e paligjshme nga Presidenti i Konfederatës së Sindikatave Taf Koleci.

Në këtë video shihen momentet kur naftëtarët kanë shpërthyer portat e uzinës duke u përleshur me policinë private që ruan objektin:

 

Pasi kanë hyrë në ambientet e uzinës, naftëtarët janë konfrontuar fizikisht me administratorin e kompanisë Bylis Energy, i cili është larguar nën mbrojtjen e forcave të sigurisë.

Tre kërkesat e protestuesve janë:

  1. Fillimi i punës me kontrata të rregullta
  2. Marrjen e pagave të prapambetura dhe pagesën e sigurimeve shoqërore për periudhën kur nuk janë paguar
  3. Vënien në zbatim të statusit të naftëtarit

Pasi kanë hyrë në ambientet e uzinës, protestuesit i kanë bërë thirrje kolegëve të kontraktuar nga firma që të ndërpresin punën dhe të bashkohen me protestën.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest