Gjykata jep vendimin për protestuesit e Kukësit

Untitled

Gjykata e rrethit gjyqësor Kukës shpall vendimin me numër 29 datë 4/42018: Vendosi të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e të gjithë protestuesve, si të dyshuar për veprat penale “kundërshtim i punonjësve të rendit publik” dhe “shkatërrim i pronës”. Gjykata ka urdhëruar lirimin e disa prej të akuzuarve, duke caktuar si masë sigurimi detyrimin e paraqitjes në policinë gjyqësore. Masat e sigurimit e marra për protestuesit e tjerë janë arrest shtëpie dhe arrest me burg.

Forca të shumta policore kanë bllokuar prej disa orësh kalimin e automjeteve në Bulevardin “Bajram Curri”, dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje zonën përreth ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Në anën tjetër të Bulevardit, përballë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë qëndron grupi i protestuesve dhe mbështetësve të 23 personave të arrestuar pas protestës në Kukës.

Seanca gjyqësore për të arrestuarit e protestës në Kukës ka nisur mes tensioneve. Të afërmit e personave që do të gjykohen dhe mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë. Pas përplasjeve me policinë , vetëm disa deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë lejuar të marrin pjesë në seancë.

 

29791821_742098149332689_1234280620406773397_n

Seanca ka nisur me një debat mes avokatëve mbrojtës dhe gjyqtares, ku u kërkua zhvillimi me dyer të hapura, raporton “Fax Web”.

“Poshtë Diktatura”, “Më është ngritur Rama”, “Lironi vëllezërit tanë”, janë disa nga thirrjet dhe parullat që vijnë nga grupi i protestuesve.

Rreth orës 13:30, seanca ka përfunduar dhe trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest