Gazetaret i thonë mjaft puthjeve, ofendimeve dhe ngacmimeve ndërsa punojnë

Untitled

Ndërkohë që në gjithë botën po lindin lëvizje të ndryshme feministe siç është lëvizja #MeToo, #ChurchToo, #MosqueMeToo etj, në Brazil ka lindur lëvizja #Lëre të bëjë punën e saj(#DeixaElaTrabalhar). Gazetaret sportive braziliane po i thonë mjaft puthjeve, ofendimeve dhe futjes së duarve ndërsa punojnë. Ato thonë që janë profesioniste dhe duan vetëm të punojnë të qeta. Sporti është edhe i tyre. 52 gazetaret që qëndrojnë pas kësaj lëvizje, thonë që kanë marrë mesazhe abuzive dhe kërcënime përdhunimi online. Mbi 2/3 e gazetareve braziliane thonë se janë ngacmuar seksualisht në punë. Janaína García, një gazetare nga São Paulo dhe themeluese e fushatës Gazetarët Kundër Ngacmimit, tha se ndryshimi mund të ndodhë. “Numri i burrave që e kanë shpërndarë sot fushatën #DeixaElaTrabalhar është për ne, një tregues që gjërat mund të ndryshojnë,” tha ajo. “Çështjet feministe po fillojnë të kuptohen si një luftë për barazi.”

Ngacmimet seksuale në Brazil, 11 gra përdhunohen çdo ditë:

Por ndërsa gazetaret kanë një platformë ku mund ta ngrenë zërin, gratë e thjeshta braziliane janë të heshtura. Një studim nga Instituti për Kërkime Ekonomike të Aplikuara i ndodhur në Brasilia, duke u bazuar në të dhënat e vitit 2013 thotë që çdo 11 minuta një grua në Brazil përdhunohet, edhe pse autorët thonë se numri mund të jetë më i lartë, për shkak të frikës nga raportimi. Për ngacmimin seksual dhe përdhunimin, në Brazil filloi të flitet vitin e kaluar, kur një vajzë 16 vjeçare u drogua dhe u përdhunua nga 33 burra, prej të cilëve vetëm 7 janë kapur deri më sot. Edhe ky rast do të kishte kaluar në heshtje, por kur nëpër rrjetet sociale filluan të dilnin video të aktit dhe të vajzës së gjakosur, atëherë vajza denoncoi në polici. Shefi i policisë që merrej me këtë çështje, Alessandro Thiers, u shkarkua pasi publikisht tha se incidenti mund të ketë qenë konsensual.

Eduardo Paes, Kryebashkiaku i Rio De Janeiro, tha për The Independent, “Është gjë e mirë që doli hapur, sepse shumica e rasteve janë të fshehta dhe njerëzit nuk flasin për to. Tani diskutimi ekziston.”/A.A.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest