Zëdhënësi i Putinit krahason akuzueset e Harvey Weinstein me ‘prostitutat’

5abe2edc200000d30ceb374a

Zëdhënësi i presidentit rus, Demitry Peskov, krahasoi dhjetëra gra që kanë akuzuar Harvey Weinstein për ngacmime dhe sulme seksuale të shumta me “prostitutat”.

Peskov po fliste për studentët e Shkollës së Lartë Ekonomike në Moskë, raporton BBC Russia, kur ai sugjeroi se gratë që akuzonin producentin e Hollivudit duhet të kishin folur më përpara dhe tani po flasin vetëm për para.

“E dini, kjo të kujton yjet e Hollivudit, të cilët janë bënë yje, me mënyra që nuk përputheshin me nocionet tona të nderit dhe dinjitetit”, tha Peskov, sipas raporteve nga Radio Free Europe dhe Newsweek. “Por ata e bënë këtë në mënyrë që të bëheshin yje”.

Peskov vazhdoi të vinte në dyshim motivet e akuzueseve të Weinstein.

“Ndoshta [Weinstein] është një i poshtër, por askush nuk shkoi në polici dhe tha “Weinstein më përdhunoi “, tha ai, sipas The Guardian. “Jo, ato donin të fitonin 10 milionë dollarë. Çfarë e quani një grua që fle me një burrë për 10 milionë dollarë? Ndoshta po flas hapur, por ajo quhet prostitutë.”

Më shumë se 80 gra, duke përfshirë aktoret Ashley Judd, Rose McGowan dhe Cara Delevingne,  e kanë akuzuar Weinstein për ngacmim seksual, sulm ose përdhunim. Në vazhdën e akuzave ndaj Weinstein dhe lëvizjes pasuese Me Too, dhjetëra burra të rëndësishëm janë përballur me akuza ngacmimesh seksuale dhe sulmi seksual.

Peskov bëri vërejtjet e tij rreth Weinstein në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me akuzat e fundit të ngacmimeve seksuale ndaj Leonid Slutsky, një anëtar i lartë i parlamentit rus. Pesë gazetare ruse e kanë akuzuar Slutsky-n për ngacmim dhe sulm seksual, duke përfshirë edhe kapjen në organet gjenitale dhe puthjen pa pëlqimin e tyre.

“Në qoftë se Slutsky sulmoi një gazetare të shkretë, ku ishte ajo, pse e duroi?”, Tha Peskov, sipas Agence France-Presse. “Ato u ngacmuan në zyrën e tij. Vajzat ndoshta shohin më mirë, por ai ndoshta mund të shihet si një njeri jo shumë i këndshëm. Nëse ju ka prekur, nëse ju ka ngacmuar, pse keni heshtur?”

Më 21 mars, Komisioni Etik i parlamentit Rus vendosi që Slutsky nuk kishte kryer ndonjë shkelje. Rusia nuk ka ligj që përcakton ngacmimin seksual. Herët këtë muaj, kreu i komitetit të Dumës së Shtetit për familjen, gratë dhe fëmijët tha se legjislacioni që ndalon ngacmimet seksuale do të ishte “absolutisht i tepruar”./A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest