Uashington-i ndalon me ligj terapinë konvertuese për homoseksualizmin

alone-boy-child-256658_640x345_acf_cropped
Foto: Pexel/ Pink News

Uashington-i është kthyer në shtetin e 10 në SHBA që ndalon profesionistët e mjekësisë për të praktikuar terapinë shëruese të personave gej mbi minorenët. Guvernatori Jay Inslee nënshkroi projektligjin ditën e djeshme. Në këtë mënyrë Uashington i bashkohet shteteve të tjera në SHBA si New Jersey, Kalifornia, Oregon, Vermontit, Illinoisi, Meksika e Re, Connecticut, Rhode Island, Nevada  që dënojnë profesionistët mjekësorë të licensuar për ushtrimin e kësaj praktike.

Ligji do të vijë në fuqi që prej qershorit. Chad Griffin, president i fushatës ndërgjegjësuese për të drejtat e njeriut u shpreh në një deklaratë: “Asnjë fëmijë nuk duhet ti nënshtrohet praktikës së rrezikshme dhe abuzive të terapisë konvertuese. Falenderojmë të gjithë avokatët, aleatët, prindërit dhe të mbijetuarit që folën kundër terapisë konvertuese si dhe nxitën zyrtarët për të miratuar mbrojtjen ligjore ndaj kësaj terapie”.

Në fillim të këtij viti një studim nxorri në pah se rreth 20.000 adoleshentë LGBT u imponua që ti nënshtroheshin terapisë shëruese përpara moshës 18 vjeçare. Kërkuesit kanë zbuluar gjithashtu se rreth 698.000 persona adult nga komuniteti LGBT të moshës 18-59 vjeç në SHBA i janë nënshtruar kësaj terapie konvertuese.

Të dhëna të tjera tregojnë se përpjekjet mes adoleshentëve për të ndrydhur seksualitetin e tyre lidhet drejtpërsëdrejti me depresionin dhe vetëvrasjen./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest