SHKËMBIMI I MBRAPSHTË: Përdhunuesi lihet i lirë pas marrëveshjes, që të përdhunohet motra e tij

Një familje dyshohet se ka lënë të lirë përdhunuesin e vajzës së saj pas një marëveshjeje të sëmurë, që vëllai i viktimës të bëjë të njëjtën gjë me motrën e sulmuesit.

Rasti i tmerrshëm i “përdhunimit hakmarrës” që përfshin dy familje është zbuluar nga policët në Pakistan.

Një burrë u akuzua për përdhunimin e një gruaje në Pir Mahal në distriktin Toba Tek Singh të provincës Punjab më 20 mars.

Familja e të dyshuarit kishte kontaktuar familjen e viktimës për “falje dhe pajtim”, sipas raporteve lokale të lajmeve.

Çuditërisht, familja e viktimës ra dakord të falte përdhunuesin, me kushtin e tmerrshëm që “vëllai i saj të kryente të njëjtin akt me motrën e të dyshuarit”, shkruan dawn.com.

Një takim midis dy familjeve u pajtua me kushtet, dhe vëllai supozohet se kreu marrëdhënie seksuale me motrën e dhunuesit të dyshuar më 21 mars.

Policët e zbuluan rastin kur dy familjet përgatitën dokumentet ligjore duke rënë dakord të mos ngrinin akuza kundër njëri-tjetrit.

Nën-inspektori i policisë Pir Mahal Shaukat Ali Javed pa letrat dhe i raportoi familjet tek eprorët e tij.

12 vetë që morën pjesë në takim, duke përfshirë katër gra, njëra prej të cilave ishte viktima e përdhunimit të dytë, u arrestuan të shtunën.

Rasti ka ngjashmëri tronditëse me një tjetër incident në qytetin jugor të Multanit korrikun e kaluar, ku një këshill i fshatit urdhëroi “përdhunimin hakmarrës” të një vajze 16 vjeçare.

Vëllai i vajzës 16 vjeçare kishte përdhunuar një 12-vjeçare dhe përdhunimi hakmarrës thuhet se u krye para prindërve të saj dhe 40 anëtarëve të këshillit të fshatit./A.A.

/thesun.co.uk

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest