Pinderi për Harasanin: “Paska folur për moral ish-deputeti që nuk i tregoi kurre ILDKP ku i gjeti 2.6 milionë dollarë”

sadd

Andis Harasani, ish-deputet i Partisë Socialiste ka publikuar dje një status ku ironizonte debatin e ditëve të fundit mbi LGBT, duke kujtuar historinë “dy motrave” në Tiranën e para shumë viteve.

Këtij reagimi i është përgjigjur aktivisti për të drejtat LGBT Kristi Pinderi, duke kujtuar një tjetër histori, atë të një ish-deputeti që nuk u çua asnjëherë deri në fund nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i aktivistit Pinderi:

Një ish deputet i Partisë Socialiste ka kujtuar me ironi një rast me dy “motra” siç i quan ai dy burra gej në Tiranën e para shumë viteve. Dhe si gjithmonë ka dashur të tregojë se kush është rruga e drejtë që sipas tij “nuk fyen Zotin”. Teksa po e lexoja mu kujtua një histori me këtë deputet që nuk është çuar asnjëherë deri në fund nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Ja çfarë m’u kujtua nga ky ish deputet dhe ish drejtor i KESH, diçka që media ka shkruar jo më larg se dy vjet më parë:

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Andis Harasani, për funksionet Drejtor i KESH (2003-2005) dhe Deputet i Kuvendit të Shqiperisë, për periudhën kohore (2005 – 2012), nga ku rezultuan deklarime të rreme, kontrata fiktive e të falsifikuara, fshehje të pasurive dhe transfertave bankare, të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare, në banka brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 2.600.000 USD”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI.”

reagimi kp

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest