Kriza morale e viteve 80’ për homoseksualitetin në Britani dhe si aktivistët LGBT fituan të drejtat

LGBTriots
Foto: Reid/Mirrorpix

Në fund të viteve 80’ komuniteti LGBT në Britaninë e Madhe po lobonte për të drejta të barabarta, teksa grupet konservatore kundërshtonin vazhdimisht për këto të drejta. Përgjigjia nga qeveria e asaj kohe nën drejtimin e Margaret Theçer ishte në krahun e konservatorëve: miratimi i seksionit 28 “famëkeq”.

Seksioni 28 i Pushtetit vendor të vitit 1988 ishte një amendament kontrovers nga qeveria e vitit 1986, i miratuar në 24 maj 1988. Ky amendament dëftonte se asnjë autoritet lokal nuk lejohej të promovonte qëllimisht homoseksualitetin ose të publikonte materiale me qëllim promovimin e homoseksualitetit, veçanërisht në ambjentet shkollore. Shumë mësues dhe edukatorë në të shumtën e rasteve kishin frikë të diskutonin për çështjet e LGBT me nxënësit dhe studentët.

Edhe pse asnjë ndjekje penale nuk është regjistruar gjatë asaj periudhe, shumë grupe lobuese për të drejtat LGBT u vetë-censuruan për shkak të frikës nga ndjekja penale ose shkelja e aktit ligjor që e ndalonte “propagandën”.

Seksioni 28 e ka origjinën gjatë tranzicionit social në shoqërinë britanike ku homoseksualiteti mbetej ilegal por diskutohej, kurse më vonë u dekriminalizua (1967) por nuk lejohej të diskutohej. Vitet 80’ ishin vite plot me trazira dhe turbulenca politike në Britaninë e Madhe, koeçidencë me një numër ndryshimesh sociale në qeverinë e Theçerit dhe përhapjen e sëmundjes SIDA. Në përgjithësi dominonte një frikë ndaj politikave të majta liberale karshi pranimit të homoseksualitetit dhe edukimit ndaj tij.

Pra në një periudhë kur personat gej po përpiqeshin të largoheshin nga stigmatizimi i epidemisë së HIV, përpjekjet qeveritare po e shtypnin akoma më shumë një komunitet të margjinalizuar.

Çdo histeri kolektive u vulos me miratimin e Seksionit 28 që ndalonte çdo formë edukimi rreth homoseksualitetit dhe ç’mitizimit se SIDA e ka origjinën nga grupet LGBT. Në këtë periudhë nisin dhe demonstratat dhe ndër protestat civile më të mëdha në historinë moderne të Britanisë.

Pas shumë përpjekjesh, ky seksion u shfuqizua në 21 qershor 2000 në Skoci dhe më pas në 18 nëntor 2003 në pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.

/k.m/

Burimi: LGBT History Month

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest