Shkollat në British Kolumbia, politika kundër bullizmit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor

story-324555-443290-image-rendered.jpg.size.xxlarge.promo
Foto: Toronto Metro

Rreth 49 shkolla në British Kolumbia në Kanada, kanë adoptuar politika kundër bullizmit me qëllim mbrojtjen e studentëve nga ngacmimet për shkak të identitetit gjinor dhe orientimit të tyre seksual.

SOGI (Sexual Orientation/ Gender Identity) është një term gjithëpërfshirës që përfshin të gjithë individët pavarësisht orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Ajo përfshin lezbike, gej, biseksuale, transgjinorë, “queer” dhe heteroseksualë. Studime të shumta tregojnë se politikat kundër bullizmit përmirësojnë klimën në shkollë për komunitetin LGBTQ dhe studentët heteroseksualë, duke minimizuar diskriminimin si dhe tentativat për vetëvrasje për të gjithë studentët. Disa prej politikave që janë përfshirë në këto shkolla janë:

  • Kurrikula e re në British Kolumbia ka në fokus respektimin e diversitetit dhe të drejtave të njeriut, si dhe ndalimi i diskriminimit;
  • Çështjet si identiteti gjinor dhe seksualiteti janë të përfshira në kurrikulën e shkollave për të ndihmuar nxënësit që të kuptojnë dhe respektojnë diversitetin;
  • Kjo kurrikulë e re i ofron shkollave dhe mësuesve materiale të përshtatura për gjimnaze, module dhe mjete mësimëdhënie për një edukim sa më gjithëpërfshirës të nxënësve. Fondacioni “ARC” e zhvilloi këtë kurrikulë për nxënësit LGBT në bashkëpunim me Ministrinë e Edukimit në British Kolumbia, Fakultetin e Edukimit në Universitetin e British Kolumbia si dhe organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të komunitetit LGBTIQ.

Por edhe pse ekzistojnë disa politika, gjatë muajit mars, të rinjtë pjesë e komunitetit LGBT zhvilluan takime me ministrin kanadez të edukimit, Rob Fleming dhe sugjeruan politika të reja më gjithëpërfshirëse që ata duan të implementojnë në shkolla. 

Ne ishim në 59 shkolla dhe distrikti i Nisga ishte i fundit që iu bashkohet shkollave të tjera në adoptimin e politikave protektive të nxënësve nga bullizmi” u shpreh ministri. Gjithsesi edhe pse të gjitha shkollat janë pajtuar me këto politika, komuniteti trans i këtyre shkollave ngre zërin për më shumë të drejta. Në takimin me ministrin ata kërkuan për politika shtesë në mbrotjen e nxënësve LGBT nga diskriminimi, ku ndër to një kërkesë që parashtruan të rinjtë gjatë takimit është dhe aksesi në banjo, ku personat transgjinorë nuk ndihen komod në përdorimin e tualeteve të cilët ende nuk janë të gjithëpërfshirëse për personat trans, pra genderless/ non-binary.

Edhe pse shkollat në British Kolumbia kanë bërë progres në implementimin e këtyre politikave, zbatimi i tyre ndryshon nga shkolla në shkollë, duke mos qenë plotësisht efektive” u shpreh John Fitzsimmons, një prej të rinjve që mori pjesë në takimin e zhvilluar me ministrin. Gjithashtu Fitzsimmon tregoi se eksperienca e tij në gjimnazin “Vancouver Island” ka qenë pozitive por njeh bashkëmoshatarë që janë përballur me ngacmime të vazhdueshme.

Ata përballen me sharje homofobike dhe transfobike, mësuesit nuk ndërhyjnë kur studentët janë transfobikë” vijoi më tej John. Të rinjtë e tjerë i prezantuan ministrit një dokument 5-faqësh me sugjerime të reja. Ata kërkojnë specifikisht që trajnimet për mësuesit dhe inspektorët e ministrisë të shtohen për të gjitha shkollat./k.m./

Burimi: Toronto Metro 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest