Një platformë e re që lejon raportimin mbi krimet e urrejtjes do të publikohet në Afrikën e Jugut

29177978_594539497554165_4568299434971291883_n
Foto: Posteri i fushatës “Love not hate”

Një iniciativë kombëtare që ka në fokus komunitetin LGBTI do të publikohet së shpejti në Afrikën e Jugut. Iniciativa në fjalë është një website (platformë) që ndihmon viktimat për të raportuar në mënyrë anonime krimet e urrejtjes.

Këto raportime do të përdoren për të mbledhur të dhëna rreth krimeve të urrejtjes dhe për të kuptuar ku ndodhin ato, si dhe të mbijetuarit nga këto krime mund të zgjedhin të kërkojnë konsulencë, mbështetje shëndetësore dhe ligjore.

“Realiteti është që shumë viktima nga komuniteti LGBT të krimeve të urrejtjes janë të frikësuar për të raportuar këto incidente. Këta persona frikësohen të dalin hapur tek autoritetet” shprehet Lerato Phalakatshela, personi përgjegjës për fushatën “Love not Hate”. Përmes kësaj iniciative raportuese, “viktimat mund të ngrenë zërin dhe ti tregojnë historitë e tyre në mënyrë anonime, teksa mund të ndihmojnë shoqërinë civile për të kuptuar më mirë dhe llojet e krimeve të urrejtjes që zhvillohen”.

Një sondazh i zhvilluar në Afrikën e Jugut në 2016 tregon se 88% e të anketuarve nuk raportojnë raste të diskriminimit që ata kanë ndeshur. 41% e të anketuarve u shprehën se njohin dikë i cili është vrarë për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor./k.m/

Burimi: ILGA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest