Punësimi përmes zyrave të punës – Teatri i një procesi që nuk funksionon

ftrmg
Foto: “Screenshot” nga ERTV 19/03/2018

“Ligji është shumë i qartë, në qoftë se ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike”, tha Kryeministri Rama një ditë më parë gjatë vizitës në një fabrikë këpucësh.

Kjo vizitë vjen njëkohësisht me nismën e qeverisë shqiptare për punësimin e individëve në moshë madhore që përfitojnë nga ndihma ekonomike, përmes ndërmjetësimit të zyrës së punës me bizneset private.

Por duket se efekti i kësaj nisme nuk është edhe aq pozitiv, aq sa edhe në dialogun me përfaqësuesen e fabrikës, duhet ndërhyrja e Kryeministrit për të thënë se kjo skemë po funksionon.

Pjesë nga dialogu në videon e vizitës të publikuar nga Rama:

rama

“Të gjitha listat që vijnë nga zyra e punës, normalisht merren të gjithë intervistohen dhe kur vijnë këtu për të filluar punë nuk pranojnë të fillojnë punë”, tha përfaqësuesja e një fabrike këpucësh.

“Një pjesë”, e korrigjon Kryeministri Rama.

“Një pjesë, patjetër që një pjesë”, përgjigjet përfaqësuesja e fabrikës.

“Nuk punojmë dot, jam e sëmurë, nuk mundem, dua të marr atë ndihmën ekonomike”, thotë më tej ajo.

Dhoma e fasonistëve: Nisma nuk po jep efekt

gjika

Një tjetër mendim ka Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve i cili gjykon se nisma e qeverisë nuk ka dhënë efektin e duhur.

“Janë zyra të cilat më tepër e trajtojnë problemin nga pikëpamja statistikore se sa nga ajo njerëzore. Ne duam njerëz konkret dhe jo shifra”, ka thënë Gjika në një intervistë për “Tema TV”.

E megjithatë nga të dhëna të pjesshme të siguruara nga Organizata Politike, duket se kjo skemë nuk funksionon as statistikisht. Numri i personave të përjashtuar nga ndihma ekonomike, krahasuar me numrin e vendeve të punës në shtatë qarqet (Berat, Dibër, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës e Shkodër) dhe një bashki (Kamëz) është 21.525 për vetëm 705 vende të lira në zyrat e punës.

 29178324_1533437413448439_4734076527480668160_n

 

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest