A po shkojmë drejt centralizimit të artit?

kumbaro

Për herë të parë në Panairin e Librit në Lajpcig stendën e Shqipërisë e ka përgatitur Ministria e Kulturës, punë që deri tani e bënte Shoqata e Botuesve.

A e kufizon lirinë e letërsisë ky përqendrim i promovimit të letërsisë te ministria?

Gazetarja e DW Anila Shuka ka këmbëngulur në këtë pyetje gjatë një interviste me Ministren Kumbaro, pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Kumbaro e arsyetoi këtë ndryshim duke dhënë argumentin se edhe më parë ka qenë Ministria që mbështeste këtë aktivitet. Ajo ka shtuar se po përgatitet vendimi i qeverisë për krijimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, e cila do të ekzekutojë fondet, një agjenci që sërish menaxhohet nga qeveria.

Intervista e plotë për DW shqip:

Përgjigjet e dhëna nga Ministrja ngrenë një sërë pyetjesh:

A kemi të bëjmë më një frymë centralizuese të artit, duke marrë parasysh edhe projektligjin e ri për këtë fushë, ku bordet pritet të merren në kontroll nga qeveria dhe ku fondet kalojnë në masën 50% në një drejtim?

A po i merr qeveria këto aktivitete nën kontroll, për ta bërë më produktive dhe interesante Ministrinë e Kulturës apo por ajo po synon të përdorë në dobi të saj edhe ato pak raste që ka vendi ynë për të përfaqësuar imazhin e vet jashtë?

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest