Vritet në Brazil aktivistja për të drejtat e njeriut, Marielle Franco

dys0so0waaauymq.jpg_1718483346
Foto: Midia Ninja

Aktivistja për të drejtat njerëzore dhe këshilltarja bashkiake, Marielle Franco u qëllua pë vdekje të mërkurën e kësaj jave teksa ishte duke udhëtuar me makinë brenda qytetit. Vrasësi vijon të mbetet i paidentifikuar.

Pjesë e gjeneratës së personave me ngjyrë në Brazil, të cilët janë bërë gjithnjë e më vokal për të drejtën e strehimit, Franco u emërua në Këshillin Bashkiak në 2016. Banuese e lagjes Favela da Mare, ku banon një komunitet shumë i varfër në Rio de Janeiro, ajo u kthye në një prej mbrojtësve kryesorë të të drejtave njerëzore në vend.

Franco u qëllua për vdekje në makinën e saj në rrugën “Joaquim Palhares”, në qendër të Rios rreth orës 9:30 të mbrëmjes, raportojnë mediat lokale në Brazil. Fatkeqësisht ka gjetur vdekjen edhe drejtuesi i automjetit, Anderson Pedro Gomes. Forcat policore po investigojnë për një ekzekutim të mundshëm.

Një ditë përpara vrasjes, Marielle kishte postuar në llogarinë e saj në Twitter një postim ku ngrinte shqetësimin e saj personal për dhunën e përshkallëzuar në qytet, si dhe dyshimet e saj për rigorozitetin në punë të forcave ushtarake. “Një tjetër vrasje e një djali të ri i cili po investigonte punën qeveritare…Edhe sa të tjerë duhet të vriten që kjo luftë të marri fund?” shprehet e ndjera në postimin në Twitter.

Gjithashtu rreth dy javë më parë Franco u emërua si raportuese në një komison special të themeluar nga këshilli i qytetit për monitorimin e punës së ndërhyrjeve ushtarake në qytetin e Rios. Rreth tre ditë më parë ajo akuzoi publikisht ndërhyrjen të zhvilluar gjatë një operacioni ushtarak në komunitetin Acari. Ja çfarë adresoi aktivistja konkretisht: “Ne duhet të flasim në diskursin publik më shumë për çfarë po ndodh në Acari tani. Batalioni ushtarak në Rio de Janeiro po terrorizon dhe po dhunon personat nga komuniteti Acari”.

Këtë javë dy të rinj u vranë dhe u hodhën në kanal nga kjo njësi ushtarake, teksa policia vijon të përhapi terror në rrugë, duke kërcënuar qytetarët. Kjo ka ndodhur gjithnjë dhe me ndërhyrjen ushtarake gjërat sa vijnë e përkeqësohen”

Franco u rrit në lagjen komplekse të Mare, e banuar nga 140.000 banorë, ku segregimi i personave të varfër nga ata të pasur është jashtëzakonisht i theksuar. Kjo zonë është uzurpuar nga focat ushtarake sërish, sikurse u bë një vit më parë midis 2014 dhe 2015, si pjesë e ndërhyrjes ushtarake nga qeveria braziliane në 16 shkurt të këtij viti./k.m/

Burimi: Telesur.net

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest