Studimi: Media në Shqipëri – Një biznes familjar

asdasdzxasdasdczx

“Miti se, pavarësisht problemeve, media shqiptare përfaqëson pluralizëm këndvështrimesh, është rrëzuar. Një grup i vogël familjesh mbërrijnë më shumë se sa gjysmën e audiencës dhe kanë mbi 90% të të ardhurave në tregun tonë të medias”, tha Kristina Voko Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Albania.

Ky është një nga rezultatet e “Monitorit të Pronësisë së Medias në Shqipëri”, një kërkim tremujor i realizuar nga BIRN Albania dhe Reporterët Pa Kufij.

Rezulztatet e këtij kërkimi janë publikuar në faqen albania.mom-rsf.org , ku jepet informacion mbi panoramën e medias në vend, kompanitë dhe pronarët e tyre si edhe interesat ekonomike e politike.

Treguesit e riskut ndaj Pluralizmit të Medias:

asdasdzxczx

Përqendrimi i lartë i audiencës: Rrezik i Lartë

Për këtë tregues Raporti mbështetet në raportet e dy agjencive të matjes së audiencës, të cilat shpesh janë në konflikt me njëra-tjetrën.

  • Katër pronarë televizionesh arrijnë gjysmën e audiencës. (48.93% dhe 58.60%)
  • Tre familje kanë në pronësi pesë licenca transmetimi dixhital, nga të cilat një ka marrë 3.
  • Katër pronarë radiosh kontrollojnë 63.69% të audiencës
  • Katër pronar gazetash kanë 43.29% të lexueshmërisë
  • Tetë pronarë kryesorë arrijnë 72 – 80% të audiencës në mediat online, TV, shtyp dhe radio.

Përqëndrimi i tregut: Rrezik i Lartë

  • Katër pronarë të mëdhenj kontrollojnë 89.6% të tregut televiziv
  • Dy familje të mëdha kanë 94% të tregut, në rast se përfshihen rrjetet e transmetimit dixhital dhe ai publik

Masat Rregullatore dhe ligjet kundër përqendrimit të pronësisë në media: Rrezik i Lartë

  • Shumica e ekspertëve të medias e perceptojnë Autoritetin e Medias Audiovizuale, si “nën ndikimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të politikës dhe korporatave”
  • Kërkimi i MOM jep një numër rastesh, ku, përmes mjeteve të pronësisë brenda familjes dhe strukturave korporative të ndryshme, synimi fillestar i ligjit u anashkalua me lehtësi.
  • Nuk ka një ligj/rregullore ekuivalent për median e shkruar, atë online, median kabllore apo transmetimet satelitore. Shtypi dhe media online nuk janë subjekt i asnjë kufizimi.
  • Ligji për median audiovizuale nuk përmban përkufizime në kuptimin e monopolizimit apo përqendrimit të medias.

VETËCENSURA –  Rrezik i Lartë

  • Sipas metodologjisë kërkimore të MOM, kontrolli politik mbi mediat në Shqipëri  vlerësohet si i lartë. Audienca e pronarëve me lidhje politike varion nga 65,18% (të dhënat e Abacus) në 75,86% (të dhënat e Telemetrix).
  • Për shkak të presionit që vjen nga pronarët e medias me interesa politike dhe ekonomike, shumë gazetarë shqiptarë përdorin vetëcensurën.

Kontrolli Politik mbi organet e medias – Rrezik i Lartë

  • Siç tregon në detaje faqja e MOM, tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar nga një grup i vogël pronarësh mediaje me lidhje të forta politike. Në të njëjtën kohë, pak gazetarë dhe media të pavarura janë përballur shpesh me frikësim dhe abuzim verbal nga politikanët.

 

Monitori i Pronësisë së Medias është një përpjekje kërkimore dhe advokuese boërore për të promovuar transparencën e pluralizmin e medias në nivel ndërkombëtar. Në Shqipëri, kjo u krye bashkë me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri  (BIRN Albania)nga dhjetori 2017 deri në mars 2018. Kampioni i mediave të analizuara përfshiu 44 media kombëtare; 11 kanale televizive, 10 radio, 12 media të shtypit dhe 11 faqe interneti.

/l.k./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest