Pesë regjisorët që duhet të njihni për filmografinë LGBT

Screen-Shot-2015-10-13-at-16.51.28
Foto: Poster “RainDance”

Nga kinemaja klasike bardh e zi deri tek industria e sotme Hollivudiane, këto janë pesë regjisorë që kanë kontribuar me filma për komunitetin LGBT:

Sergei Eisenstein

Regjimet totalitare i kanë censuruar historikisht filmat për komunitetin LGBT, por ky fakt nuk e ka penguar regjisorin sovjetik Eisensetin të prodhonte filma për komunitetin LGBT. Edhe pse i martuar me një grua deri në vdekjen e tij, ky regjisor ka përshkruar në filmat e tij tërheqjen e tij ndaj gjinisë së njëjtë.

 

Pier Paolo Pasolini

Pasolini ka qenë një person me shumë talente – gazetar, poet, filozof, novelist si dhe regjisor që ka shkatuar shumë kontroversitet. Në artin e tij mund të gjesh dhe trajtimin e tematikës së homoseksualitetit si përshembull në adaptimin filmik që ai i ka bërë librit të Marquez de Sade “The 120 Days of Sodom, Salo” i cili u kthye në filmin e fundit që ai ka bërë përpara vrasjes së tij në rrethana çnjerëzore.

Gus Van Sant

Ky regjisor doli në pah si një ndër zërat më indipendentë në kinemanë e viteve 80’. Kryevepra e tij filmike konsiderohet filmi biografik “Milk”, me fokus aktivistin amerikan për të drejtat LGBT Harvey Milk si dhe përfshirjen e tij në diskursin politik.

Xavier Dolan

Regjisori i ri kanadez bëri bujë në festivalin e filmit në Kanë në vitin 2009 me filmin “Laurence Anyways”, një film që përshkruan raportin kaotik midis një djali transgjinor që nis “cross-dressing” dhe partneres së tij. Filmat e tij luajnë me konceptin e identitetit gjinor. Xavier refuzon të etiketohet si regjisori gej, saqë ai refuzoi marrjen e çmimit “Queer Palm” për filmin “Lawrence Anywas”.

John Waters

Një ndër regjisorët e parë që kanë trajtuar kulturën “Drag Queen” ka qenë John Waters. I dalluar për stilin e tij transgresivë dhe prej disidenti kulturor, Waters trajton në filmin e tij “Pink Flamingo” komunitetin “Drag Queen” i shoqëruar nga shoku kulturor që ky film ka shkaktuar asokohe në lançimin e tij./k.m/

Burimi: RainDance

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest