Personi i dytë transgjinor është regjistruar me sukses në ushtrinë amerikane

GettyImages-823151390_640x345_acf_cropped
Foto: Justin Sullivan

Perosni i dytë transgjinor është regjistruar në ushtrinë amerikane, pavarësisht pengesave ligjore që Presidenti amerikan ka vendosur për të ndaluar personat transgjinor që të marrin pjesë në ushtri.

Në fillim të kësaj jave një zyrtar prej ushtrisë amerikane ka konfirmuar për kanalin televiziv “ABC” se një person që ka treguar haptazi se i përket komunitetit trans, është regjistruar në shërbimin ushtarak. Personi, i cili ka dëshiruar të mbetet anonim, është transgjinori i dytë që regjistrohet në shërbimin ushtarak amerikan.

Personat trans që dëshirojnë të regjistrohen në ushtrinë amerikane duhet të sjellin disa dëshmi mjeko-ligjore specifike. Konkretisht kërkohet: “Aplikanti duhet të ketë përfunduar të gjithë trajtimin mjekësor sa i përket tranzicionit gjinor, ekspertiza mjeko-ligjore duhet të tregojë se ky aplikant ka qenë në 18 muajt e fundit me stabilitet mendor, psikologjik dhe emocional në identitetin e ri gjinor. Gjithashtu theksohet se në rast se aplikanti është duke ndjekur një kurë hormonale në fazën e post-tranzicionit gjinor, aplikanti duhet të dëshmojë stabilitet mendor, psiologjik dhe emocional për 18 muajt e fundit”.

Për të gjithë aplikantët e komunitetit trans të cilët i janë nënshtruar kirurgjisë së ndryshimit të seksit, duhet të dorëzojnë disa dokumente që dëshmojnë se që prej operacionit të ndryshimit gjenital ka kaluar një periudhë 18 mujore, dhe nuk ka pasur komplikime shëndetësore pas operacionit.

Pavarësisht retorikave të ashpra të artikuluara nga presidenti Trump, politikat përfundimtare rreth pranimit të personave trans për shërbimin ushtarak në administratë do të vendosen zyrtarisht në fund të muajit mars./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest