Njoftim Pune: Punonjës Social pranë Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT

Untitled

Aleanca  Kundër Diskriminimittë LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare që parashikon një shoqëri të lirë, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.

Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit  LGBT në Shqipëri, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Përshkrimi i punës

Punonjës social pranë Aleancës LGBT, në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave, përfshirjes sociale, dinjitetit dhe barazisë të  komunitetin LGBT në Shqipëri, mbështetur nga Delegacioni Europian.


Detyrat kryesore të Punonjësit Social

  • Të kryejë vlerësimin e plotë (nevojat, psikosocial, aftësitë) të personave të komunitetit LGBT që frekuentojnë qendrën e Aleancës LGBT.
  • Të hartojë plane individuale për personat e komunitetit LGBT në bashkëpunim me psikologun dhe profesionistë të tjerë të qendrës (grupi multidisiplinar).
  • Të mbikqyr zbatimin e planit individual për cdo person të komunitetit LGBT që merr shërbimet e qendrës.
  • Të bashkëpunojë me profesionistë të organizatave dhe institucione për menaxhimin e rasteve.
  • Të kryejë punë individuale dhe në grup me personat e komunitetit LGBT që frekuentojnë qendrën komunitare.
  • Të kryejë punë individuale/ në grup me familjatët, të afërm të personave LGBT që frekuentojnë qendrën.
  • Të marrë pjesë dhe të kontribojë në zhvillimin e aktiviteteve që zhvillohen brenda dhe jashte qendrës për personat e komunitetit LGBT.
  • Të plotësojë dhe të përditësojë dosjet individuale me informacion për cdo person që frekuenton qendrën.

        Kriteret e punësimit:

  •   Të ketë mbaruar studimet e arsimit të lartë në fakultetin e Shkencave Sociale.  (Evidencë e diplomës Bachelor)
  • –  Të kenë të paktën 3 vjet experiencë pune si punonjës/e social/e në qendër ditore për persona vulnerabël.
  • –  Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të tregojë vullnet për të punuar në grup.
  • –  Të ketë njohuri rreth problematikës me të cilën përballet komuniteti LGBT.
  • –  Të jetë i/ e aftë per të  punuar nën presion dhe për të përballuar me qetësi situatat e emergjencës.
  • –  Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze si dhe njohuri të kompjuterit
  • –  Të jetë i/e gatshme të punojë edhe në turne të treta kundrejt pagesës shtesë sipas Kodit të Punës
  • –  Të mos jetë në të kaluarën i/e dënuar me vendim të formës së prerë

Të interesuarit të dërgojnë një Cv brenda datës 30.03.2018, në adresen aleanca.al@gmail.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest