Njoftim pune: Financier/e pranë Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT

Untitled

Aleanca  Kundër Diskriminimittë LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jofitimprurëse shqiptare që parashikon një shoqëri të lirë, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.

Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit  LGBT në Shqipëri, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Përshkrimi i punës

Financier i Organizatës

Detyrat specifike:

  • Menaxhim financiar i të ardhurave në organizatë në sajë të ushtrimit të veprimtarise jo-fitim prurëse, kryesisht të bazuar në ngritjen e fondeve përmes granteve të projekteve/programeve dhe ngritje fondesh në sajë të aktivizimit të grupeve të vullnetarëve apo kuotës së anëtarësimit.
  • Menaxhim financiar të projekteve në zbatim si dhe buxhetim apo hartim të planeve financiare për aplikime të mundshme në të ardhmen.
  • Rakordim të bankës, arkës dhe veprimeve të tjera financiare që rezultojnë nga veprimtaria e organizatës, në përputhje me standardet financiare të vendit dhe ndërkombëtare.
  • Përgatitjen e deklaratave tatimore mujore dhe kryerjen e deklarimeve të organizatës në sistemin e saj tatimore sipas afateve ligjore në fuqi. Realizimin e pagesave mujore në lidhje me detyrimet tatimore, faturat, kontratat etj. për mbarëvajtjen  e aktivitetit të organizatës.
  • Përgatitje e bilancit vjetor dhe prezantim në instancat monitoruese të organizatës, sipas kërkesës.
  • Përgatitje e raporteve të nevojshme financiare, shpenzimeve dhe gjithë dokumentacionit shoqërues që kërkon çdo nivel raportimi.
  • Radordim me njësine e hartimit dhe zbatimit të projekteve për të përmbushur në kohë detyrimet për menaxhimin e projekteve/programeve.
  • Zbatim rigoroz të proçedurave financiare dhe prokurimeve qe organizata ndjek, në përputhje me kriteret e financimit nga donatorë vendas dhe të huaj.
  • Respektim rigoroz të kontrollit të brendshëm për të identifikuar dhe marrë masa në kohë lidhur me kontrollin periodik financiar të organizates dhe projekteve në zbatim.

Kualifikimet:

  • Diplomë universiteti dhe/ose Master në Financë –Kontabilitet.
  • Njohuri të programit financiar Alpha.
  • Mbi 3 vjet eksperiencë pune sidomos në fushën e organizatave jofitimprurëse.
  • Eksperiencë në bashkëpunime me Organizatat Ndërkombëtare dhe OJF-të në Shqipëri dhe/ose eksperienca të mëparshme të evidentuara.
  • Aftësi të mirë në gjuhën angleze.

Kriteret e Aplikimit:

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën: aleanca.al@gmail.com, brenda datës 30 Mars  2018, ora 17:00.

Shkarko njoftimin e plotë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest