11 shenja të vogla që tregojnë se mund të jesh në një marrëdhënie emocionalisht abuzive

Young couple having a conflict at the street

Abuzimi fizik është i lehtë për t’u kuptuar, por abuzimi emocional në një marrëdhënie mund të jetë më i fshehtë, shpesh duke mos u dalluar nga anëtarët e familjes, miqtë dhe madje edhe nga vetë viktimat.

“Ndryshe nga abuzimi fizik ose seksual, ka një mprehtësi për abuzimin emocional”, tha për HuffPost, Lisa Ferentz, një punonjëse sociale e liçencuar dhe edukatore e specializuar në trauma. “Është shumë më konfuze për viktimat, pasi zakonisht janë të lidhura me sjelljet që fillimisht mund të perceptohen si “të kujdesshme.”

Në fillim të një marrëdhënieje, abuzuesi mund të duket i vëmendshëm dhe i sjellshëm. Ferentz tha se kjo periudhë e sjelljes së mirë nga ana e abuzuesit është pjesë e “procesit të zbutjes.”

“Duke vepruar kështu, ata fitojnë besimin e viktimave të tyre, gjë që pastaj i bën viktimat të pambrojtura ndaj abuzimeve të mëvonshme,” shpjegoi ajo.

Abuzimi emocional, i cili përdoret për të fituar pushtet dhe kontroll në një marrëdhënie, mund të ketë disa forma, duke përfshirë, por jo kufizuar në: fyerje, kritika, kërcënime, manipulim të gjendjes mendore, tallje, turpërim, frikësim, sharje, duke e ulur poshtë dhe injoruar.

Shenjat e abuzimit emocional mund të mos i shohësh me sy, por efekti që ka tek viktima mund të jetë traumatik. Ata që janë abuzuar emocionalisht, më vonë mund të përjetojnë ankth, depresion, dhimbje kronike, çrregullime të stresit post-traumatik dhe probleme të abuzimit me substancat.

Në një përpjekje për të kuptuar abuzimin emocional, ne pyetëm gjashtë ekspertë që të ndanin disa nga shenjat paralajmëruese që mund të tregojnë se jeni në këtë lloj marrëdhënie toksike.

  1. Ju jeni shumë të kujdesshme me fjalët dhe veprimet që të mos zhgënjeni partnerin.

“Ju parashikoni dhe vetë-redaktoni, që do të thotë se e keni internalizuar sjelljen abuzive në mënyrë që partneri juaj mos ta bëjë atë haptazi.” – Steven Stosny, psikolog dhe autor i Love Without Hurt

  1. Partneri juaj përdor manipulim të gjendjes mendore për të qenë superior në marrëdhënie.

“Partneri juaj deklaron realitetin për ju, duke mohuar ose shtrembëruar gjërat, për të përkrahur një perceptim që mbështet se si i shohin ata gjërat. Mënyra e zakonshme se si kjo gjë mund të shfaqet është duke ju thënë: “Nuk e mban mend siç duhet”, “Nuk e kam thënë kurrë këtë” ose “Nuk e kam bërë kurrë këtë.” Ata mund të konkludojnë që nuk po bëni sens ose se po e shihni në mënyrën e gabuar kur në të vërtetë nuk e keni gabim. Për shkak se këto përgjigje mund të rrënjosin vetë dyshimin me kalimin e kohës, ka shumë gjasa që t’i bashkoheni shtrembërimeve të partnerit tuaj. Me kalimin e kohës, dyshimi tek vetja krijon një humbje besimi në perceptimin dhe gjykimin tuaj, duke ju bërë më të cënueshme për një partner që dëshiron t’ju kontrollojë. »- Carol A. Lambert, psikoterapiste dhe autorja e Grave me Partnerë Kontrollues

  1. Partneri juaj ju kontrollon vazhdimisht dhe dëshiron të dijë se ku je e me kë je gjithë kohën.

“Ajo që mund të duket si kujdes i vërtetë është shpesh një mënyrë për një person emocionalisht abuziv që të jetë në kontroll të plotë kur ata vazhdimisht kontrollojnë orarin e një personi tjetër. Shkrimi i mesazheve disa herë në ditë për të ‘kontrolluar’, mund të kthehet në ngacmim të pamëshirshëm. Duke kërkuar një llogari të vazhdueshme të vendndodhjes së një personi tjetër, për më tepër duke kufizuar se ku mund të shkojë partnerja ose me kë ta kalojë kohën, janë shembuj të fuqishëm të abuzimit emocional. »- Lisa Ferentz, autore e Trajtimit të Sjelljeve Vetë-Shkatërruese tek të Mbijetuarit e Traumës : Udhëzues i një klinikisti

  1. Partneri juaj thotë gjëra që ju lëndojnë të maskuara si “shaka”.

“Pastaj, kur ankohesh, ata pretendojnë se ishte vetëm një shaka dhe se je shumë e ndjeshme. Ka të vërtetë tek thënia se pas çdo vërejtjeje dashakeqe ose sarkastike ka një grimcë të vërtete.” – Sharie Stines, terapiste dhe trajnere e marrëdhënieve e cila specializohet në shërimin nga abuzimi

  1. Ju e gjeni veten duke kërkuar falje edhe kur e dini që ju keni bërë asgjë të keqe.

“Njerëzit e abuzuar emocionalisht shpesh besojnë se janë budallenj, të pakujdesshëm ose egoistë, sepse shpesh janë akuzuar për këto gjëra nga partneri i tyre”. – Beverly Engel, psikoterapiste dhe autore e Marrëdhënieve Emocionale Abuzive

  1. Partneri juaj është i ëmbël dhe i largët.

“Partneri juaj është i dashur një moment dhe i largët dhe i padisponueshëm në një tjetër. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqeni të kuptoni se pse, nuk mundeni. Ata e mohojnë se janë të largët, dhe ju filloni panikoseni, duke u përpjekur shumë që të jeni mirë me njëri- tjetrin. Duke mos patur një shpjegim se pse ata janë të largët, ju filloni të fajësoni veten. E bërë shpesh, kjo mund të kthejë një person relativisht të pavarur në një të shqetësuar që do patjetër të falë kënaqësi – që është pikërisht vendi ku partneri juaj dëshiron t’ju ketë. “- Peg Streep, autore e Vajza Detox: Shërimi nga një Nënë që Nuk ju Do dhe Rimarrja e Jetës Suaj

  1. Partneri juaj refuzon të pranojë pikat tuaja të forta dhe nënvlerëson arritjet tuaja.

“Vërejtjet dhe komentet degraduese, të cilat mund të jenë më pak të dukshme në fillim, nuk janë sulme rastësore. Përkundrazi, ato kanë për qëllim të synojnë në mënyrë specifike pikat tuaja të forta, të cilat e kërcënojnë seriozisht partnerin tuaj, i cili kërkon të ketë pushtet dhe kontroll në marrëdhënie. Mënyra se si reagon partneri juaj ndaj arritjeve tuaja ose ndjenjat pozitive për diçka, mund të dallohen. A tregon ai shumë pak interes apo ju injoron? A gjen diçka nga ato që po thua për ta nënvlerësuar? A e ndryshon ai temën në diçka që është në një farë mënyre e turpshme për ju ose ju kritikon për atë që nuk po bëni? Me kalimin e kohës, përballë reagimeve të dëmshme, ndjenja juaj e besimit dhe sigurisë në vetvete mund të pakësohet ngadalë.” – Lambert

  1. Partneri ju kursen dashurinë, seksin apo paratë për t’ju ndëshkuar.

“Ose i bën ato gjëra të kontingjentit që të bashkëpunojë me to. Çdo marrëdhënie që ka ‘interesa’ është në thelb problematike. Procesi i heqjes së dashurisë, mbështetjes emocionale ose financiare nuk shihet gjithmonë si abuziv. Shumica e njerëzve e barazojnë sjelljen abuzive me shkaktimin e dëmit. Në këtë rast, është ndalimi ose mungesa e asaj që një person meriton të përjetojë në një marrëdhënie që e bën abuzive.” – Ferentz

  1. Ju keni humbur dëshirën seksuale për partnerin tuaj.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë, të cilat në përgjithësi duhet të kenë besim dhe intimitet me partnerin e tyre në mënyrë që të bëhen fizikisht dhe emocionalisht të eksituara. Nëse një grua ndihet e lënduar, e frikësuar ose e zemëruar me partnerin e saj, ajo nuk do të ndihet e sigurtë dhe e hapur përreth tij dhe trupi i saj do të përgjigjet në përputhje me rrethanat. »- Engel

  1. Ju vjen keq për partnerin tuaj, edhe pse ju lëndon.

“Abuzuesit emocionalë janë mjeshtra të manipulimit, dhe ata janë në gjendje t’jua hedhin dhe në të njëjtën kohë t’ju bëjnë të ndiheni se është faji juaj, ose së paku, diçka që nuk mund ta bënin ndryshe për shkak të fëmijërisë së tyre ose marrëdhënieve të kaluara, sa të lënduar janë për diçka që keni thënë ose bërë ose pa arsye fare – ju thjesht ndjeni keqardhje për ta. Viktimat e abuzimit emocional shpesh nuk e shohin sjelljen e abuzuesve të tyre, sepse ata janë tepër të lidhur me pjesën e”lënduar” të abuzuesit – pjesa e pafajshme, ose ana e abuzuesit që duket e humbur, e refuzuar, e braktisur.”- Stines

  1. Partneri juaj gjithmonë ndryshon planet për t’ju “befasuar” – ose kështu thotë.

“Ndërsa kontrolli i dukshëm – duke këmbëngulur që të bëhet si thonë ata, duke bërë ndryshime të  planeve, duke bërë kërkesa të vazhdueshme pa diskutime – është e lehtë për t’u dalluar, ajo çfarë Dr. Craig Malkin e quan ‘kontroll vjedhurazi’, një sjellje që identifikohet tek narcisistët është shumë më tepër tinëzare. Kontrolli vjedhurazi përfshin ndryshimin e planeve që keni bërë tashmë – do të hani në një bistro franceze, do të shkonni të takoni miqtë – ose duke rishikuar vendime të përbashkëta nën maskën e “surprizimit” me diçka më të mirë se origjinalja. Natyrisht, surpriza nuk është arsyeja; t’ju kontrollojë ju po, edhe pa bërë kërkesë. Mjerisht, ju jeni aq të kënaqur nga kujdesi i tij sa që plotësisht e humbni fillin. Me kalimin e kohës, ky bëhet një model dhe dëshirat dhe nevojat tuaja bëhen të parëndësishme. “- Streep/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest