Modelja transgjinore Bergdorf braktis punën për shkak të bullizmit online

munroe-bergdorf-illamasqua
Foto: BBC

Modelja transgjinore Munroe Bergdorf ka braktisur punën pranë Partisë së Punës në Angli një javë pas emërimit të saj. Bergdorf u emërua në postin e këshilltares për politikat LGBT pranë kësaj partie politike, por mesa duket punët nuk kanë ecur mirë për modelen.

Ajo është prononcuar se vendimi i saj për tu dorëhequr nga puna ka qenë për shkak të sulmeve dhe ofendimeve të shumta që ka marrë në llogarinë e saj personale në rrjetet sociale. Modelja u shpreh e keqardhur për situatën e krijuar duke shtuar: “Ky është një vendim që e kam marrë pas “sulmit online” që më është bërë. Në fillim dëshiroja që ky emërimi mi të ishte diçka pozitive dhe entuziaste por ndërkohë doli se figura ime po përdorej paturpësisht nga shtypi këtu”.

Modelja falenderoi Partinë e Punës për mundësinë e ofruar ndaj saj, duke i përjashtuar ata nga motivet e largimit nga puna. Ndërkohë krahu politik i konservatorëve në Britani nuk e miratoi emërimin e saj në postin e këshilltares pasi sipas tyre retorika e përdorur nga modelja 31 vjeçare përmban gjuhë urrejtje, sidomos pas incidentit famëkeq në kompaninë “L’oreal”.

Monroe u emërua vitin e kaluar si “fytyra e diversitetit” pasi u kthye në modelen e parë transgjinore që ka marrë pjesë në fushatat e “L’Oreal”./k.m/

Burimi: BBC

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest