Këshilla e Michelle Obama-s për lideret e reja në ditën ndërkombëtare të gruas

Former First Lady Michelle Obama speaks during the second day of the first Obama Foundation Summit in Chicago

Michelle Obama është kthyer me më shumë këshilla për jetën.

Ish zonja e parë, kohët e fundit intervistoi katër gra të reja nga e gjithë bota për një kryeartikull për Rafinery29 në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në partneritet me Fondacionin Obama, kryeartikulli i Refinery29 i vuri theksin katër adoleshenteve nga Nepali, Gana, Guatemala dhe Çikago për të nxjerrë në pah rëndësinë e fuqizimit të vajzave me arsimim.

Alejandra Teleguario Santizo, një 17-vjeçare nga Guatemala e cila ka organizuar komunitetin e saj për të protestuar kundër dhunës seksuale, i kërkoi Michelle Obamës se çfarë këshille do t’u jepte ajo grave të reja si vetë ajo që po kërkojnë të gjejnë rrugën e tyre dhe të bëhen udhëheqëse.

“Këshilla ime më e mirë për vajzat, duke përfshirë edhe vajzat e mia, është që të mos kenë frikë nga dështimi. Shpesh, frika jonë nga dështimi është gjëja që na lë në vend numëro, “tha Obama. “Ne mendojmë se duhet të jemi të përsosur, se nëse bëjmë edhe gabimin më të vogël, kjo është një katastrofë. Por kjo nuk është e vërtetë!”

Ajo shtoi se e vetmja mënyrë për të pasur sukses në jetë “është duke dështuar dhe duke dështuar mirë”.

“Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t’ju detyrojnë të hiqni dorë,” tha Obama. “Duhet të mësoni prej tyre, le t’ju sfidojnë dhe t’ju frymëzojnë që të bëni më shumë – të merrni disa rreziqe dhe të dilni jashtë zonës tuaj të rehatisë”.

Obama gjithashtu i tha Santizo-s një tjetër çelës të rëndësishëm për suksesin: Jini të sjellshme me gratë e tjera.

“Unë gjithashtu i këshilloj vajzat të mbështesin njëra-tjetrën. Nuk mund ta them mjaftueshëm këtë! Shumë shpesh mësohemi se duhet të konkurojmë me njëra-tjetrën ose se dështimi i dikujt tjetër është suksesi ynë,” tha ajo. “Por ne të gjitha mund të ngrihemi së bashku; ne të gjitha mund të fitojmë. Ne duhet të jemi një ekip grash dhe vajzash që e duan njëra-tjetrën, e vlerësojmë njëra-tjetrën dhe e çmojmë njëra-tjetrën. Sepse nëse ne nuk e çmojmë njëra-tjetrën, askush tjetër nuk do ta bëjë”.

Obama dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barak Obama, po punojnë për të edukuar më shumë vajza anembanë botës që kur nisën iniciativën Let Girls Learn në vitin 2015. Programi bashkon disa organizata ndërkombëtare për të trajtuar shumëllojshmërinë e sfidave që parandalojnë vajzat nga marrja e një edukimi .

Eva Lewis, një aktiviste 19 vjeçare dhe artiste nga ana jugore e Çikagos (ku është rritur edhe Obama), e pyeti atë se si arsimi mund të jetë çlirues për të gjithë, por sidomos për vajzat. Përgjigjja e saj nuk zhgënjeu.

“Unë gjithmonë u them studentëve se nëse përqendroheni tani në shkollë, do të keni të gjitha llojet e lirisë më vonë në jetën tuaj”, tha Obama. “Ju do të keni lirinë për të zgjedhur një karrierë që ju pëlqen dhe të fitoni një jetesë që mbështet familjen tuaj. Kjo është me të vërtetë çliruese. Dhe kjo nuk është e vërtetë vetëm këtu në Amerikë. ”

Kur vajzat marrin një arsim, e gjithë bota e tyre ndryshon, Obama vuri në dukje.

“Pikërisht në këtë moment, miliona vajza adoleshente anembanë botës nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë. Imagjinoni sikur, në moshën 10 ose 11 ose 12 vjeçare, dikush të vijë tek ju dhe t’ju thotë: “Na vjen keq, ti je vajzë, kaq ishte dhe shkollimi yt. Harro të gjitha ëndrrat e tua. Në vend të kësaj, ti do të martohesh me një burrë dy herë sa mosha jote dhe do të filloni të bëni fëmijë, “tha ajo.

“Kur u japim vajzave një edukim, kjo mund të ndihmojë në çlirimin e tyre nga ajo lloj jete. Vajzat e edukuara martohen më vonë, kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave, kanë më shumë gjasa të imunizojnë fëmijët e tyre dhe kanë më pak gjasa që të sëmuren me malarie dhe HIV. Studimet tregojnë gjithashtu se vajzat që janë të arsimuara kanë paga më të larta dhe duke çuar më shumë vajza në shkollë dhe në fuqinë punëtore mund të rritet GDP-në e një shteti të tërë,”vazhdoi Obama. Kështu që arsimi mund të çlirojë individë, familje dhe madje edhe shtete.”/A.A.

/huffingtonpost.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest