Njihuni me artisten biseksuale me ngjyrë që luftoi kundër regjimit nazist në Francë

GettyImages-862250888_640x345_acf_cropped
Foto: Fox Photos

Një ikonë në të gjitha aspektet, kjo është Josephine Baker e cila ishte një kërcimtare kabareje dhe njihej për orientimin e saj seksual si biseksuale. Ajo pati një raport intim me artisten e njohur feministe, Frida Kahlo.

Por fati nuk i buzëqeshi që në fillim Josephinës. Ajo lindi në 1906 në një familje të varfër në St. Louis, Baker nisi të punojë që në moshën 8 vjeçare për të mbështetur familjen e saj. Në kushtet e skamjes ajo u detyrua të lërë shkollën duke punuar si pastruese për një familje të pasur, me të cilën dhe jetoi për një periudhë kohore. Ajo u martua në moshën 13 vjeçare për të parën herë dhe punoi si kamariere.

Në moshën 15 vjeçare ajo u martua për të dytën herë pasi u zhvendos në Nju-Jork ku dhe nisi punë si valltare. Pikërisht gjatë kësaj periudhe Baker nisi të eksplorojë seksualitetin e saj dhe pati dhe lidhjen e saj të parë me një vajzë, konkretisht me këngëtaren Clara Smith. Në moshën 19 vjeçare Baker braktisi Amerikën për një tur në Evropë me trupin e valltareve dhe nuk u kthye më mbrapsht.

Në dekadën pasuese Baker u bë e njohur për rrethin e artistëve dhe mikeshë e mirë me Pablo Picasso e Ernest Hemmingway. Më vonë ajo u kthye në artisten më të paguar në Evropë. Kur u pyet se si ishte jeta në Europë krahasuar me jetën në Amerikë, Baker shprehet: “Të jetosh në një vend ku ke frikë të jesh me ngjyrë.. ja çfarë është Amerika për mua”.

Karriera e saj si artiste u ndërpre në vitin 1939 kur Franca i deklaroi luftë Gjermanisë./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest