Lideri i Kishës shprehet se personat gej janë satanistë

ghana-preacher3_640x345_acf_cropped
Foto: Pink News

Lideri i famshëm i Kishës Kristiane në Gana ka shokuar me deklaratat e tij se personat gej janë satanistë. Emri i liderit është Emmanuel Martey. Ky i fundit i bëri këto deklarata gjatë fundjavës teksa ishte duke mbajtur një fjalim në “Agape House New Testament Church”.

Ai u shpreh tekstualisht: “Është një turp kolektiv për atë komb që e miraton homoseksualitetin. Dëgjoni këtu…homoseksualët janë satanistë, si dhe ata kontrollojnë ekonominë e vendit. Ata kanë para dhe përdorin gjithnjë argumentin se është shkencërisht e provuar që është gjenetike ajo çfarë ata ndiejmë”.

Më pas toni i liderit Martey u ngrit duke thënë se: “Nëse thua se dëshiron të jesh i krishterë edhe pse je homoseksual, ekziston një doktrinë në besimin tonë e quajtur “rilindje”. Pra me pak fjalë nëse ke lindur si homoseksual, por dëshiron të jesh i krishterë, atëhere duhet të rilindësh”.

Homoseksualiteti është ilegal në Gana si dhe personat gej mund të përballen me tre vite heqje lirie. Grupet që lobojnë për të drejtat njerëzore shprehen se sulmet homofobike kundrejt personave LGBT nxiten vazhdimisht nga media dhe nga liderët fetarë. Ndërkohë Presidenti i Ganës u shpreh se vendi do të dekriminalizojë homoseksualitetin vetëm kur mbështetja kolektive për të të rritet./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest