Çmimet Oscar: “Call me by your name” fiton çmimin për ekranizimin më të mirë të novelës

Call-Me-By-Your-Name-650x351
Foto: Pamje nga filmi “Call me by your name” 

Filmi me titullin “Call me by your name” ka fituar çmimin për ekranizimin më të mirë të novelës në ndarjen e çmimeve Oscar për vitin 2018.

Skenaristi James Ivory e mori çmimin për këtë skenar të cilin e ka adaptuar nga një novel e vitit 2007 nga shkrimtari Andre Aciman. Në të njëjtën kategori kandidonin edhe filmat pretendentë si “Logan” dhe “The disaster Artist”. Në fjalimin pas marrjes së çmimit Ivory falenderoi aktorët Timothee Chalamet si dhe Armie Hammer, të cilët kanë rolin e protagonistëve në këtë film.

Përmes këtij çmimi, Ivory kthehet në fituesin më të vjetër në moshë në historinë e çmimeve Oscar. Ivory njihet për adaptimet në skenar që iu bënë novelave me tematikë të komunitetit LGBT.

Filmi “Call me by your name” mori tre nominime për çmimet Oscar: “Aktori më i mirë”, “Kompozimi më i mirë muzikor” dhe kategoria “Best Picture”. Ngjarjet në film ndodhin në retrospektivë në vitin 1980, ku zhvillohet një romancë midis një adoleshenti 17 vjeçar dhe një burri më të madh në moshë, i cili është dhe ndihmës-asistenti i babait të adoleshentit për një kërkim shkencor që ata po zhvillojnë së bashku./k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest