Parlamenti Europian dënon “terapinë konvertuese kundër homoseksualitetit”

Terapiakonvertuese

Foto: Pink News

Parlamenti Europian ka zhvilluar dje seancën plenare për votimin kundër terapisë “famëkeqe” të kurimit të homoseksualitetit. Gjatë seancës vendet anëtare janë nxitur ti vendosin ultimatumë ndaluese një praktike të tillë, duke e cilësuar si një praktikë diskredituese.

Ekspertët shprehen se përpjekjet për të kuruar seksualitetin janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Këto përpjekje për të nxitur njerëzit të ndryshojnë seksualitetin e tyre janë ngushtësisht të lidhura me depresionin dhe vetëvrasjen. Praktika e terapisë konvertuese tek minorenët është ilegale në 9 shtete të SHBA si dhe në shtete si Zvicra, Malta, Tajvani si dhe dy provinca kanadeze.

Është hera e parë që Parlamenti Europian dënon në mënyrë eksplicite terapinë konvertuese. Ja si thuhet në raportin e publikuar: “Parlamenti evropian mirëpret iniciativën për të ndaluar terapinë kuruese kundër homoseksualitetit si dhe dënimin e patologjisë “gender dysphoria” për personat trans, duke nxitur në këtë mënyrë të gjithë shtetet anëtare të miratojnë masa të ngjashme për të respektuar identitetet gjinore të gjithësecilit si dhe lirinë e shprehjes”.

Votimi për amendamentin në fjalë erdhi fill pas raportit vjetor mbi situatën e të drejtave fundamentale në Bashkimin Europian, i cili u miratua më vonë. Raporti thekson se duhet dënuar gjerësisht diskriminimi kundër personave LGBT si dhe bën thirrje për gjithëpërfshirjen në sistemin shkollor për vlerën e tolerancës në mënyrë që diskriminimi të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Dy Eurodeputetët Terry Reintke dhe Malin Björk u shprehën: “Pavarësisht progresit të madh të bërë në shumë vende dekadën e fundit, diskriminimi kundrejt personave LGBTI mbetet një realitet në BE”. /k.m/

Burimi: Pink News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest