Bashkia Lushnje jep para nga fondi rezervë për librin me titull diskriminues

bashkia-lushnje-ballina-ok-gj-joni-

Këshilli Bashkiak Lushnje ka vendosur më 26 janar të këtij viti t’i akordojë shtetasit Bashkim Xhafa 100 mijë lekë nga fondi rezervë i Bashkisë për botimin e librit “Dashuria e një jevge”.

Ajo që bie në sy në këtë vendim është titulli i librit. Termi “jevg” përbën etiketim diskriminues dhe pezhorativ ndaj komunitetit egjiptian. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome (LRER), ka dërguar një ankesë për këtë rast pranë Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 “Ne kërkojmë të mos lejohet botimi me këtë titull. Përdorimi i kësaj fjale të zhargonit dhe jo të termit zyrtar për komunitetin egjiptian në titullin e librit, në këndvështrimin tonë përbën diskriminim. Për këtë dërguam një ankesë te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, tha për Historia Ime Besnik Bodurri jurist pranë LRER.

I pyetur nëse kanë pasur kontakt me Bashkinë Lushnje apo personin që ka marrë financimin për këtë libër Bodurri thotë:

“Nuk kemi pasur komunikim me Bashkinë dhe Z. Xhafa edhe për shkak se ndërhyrja duhet e menjëhershme për të mos lejuar hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit Bashkiak, i cili hyn në fuqi 10 ditë pas miratimit”.

Është për tu vlerësuar fakti që Bashkia Lushnje ka vendosur të japë para për botimin e librave, por ajo që shqetëson është se përse ka zgjedhur pikërisht këtë libër.

Si mundet një institucion publik të financojë libra me tituj diskriminues me paratë e qytetarëve?

/l.k./
Vendimi i Këshillit Bashkiak Lushnje:

Ankesa drejtuar nga LRER Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi:

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInEmail this to someonePin on Pinterest